E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen "Basha"

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha. Me këtë vendim, janë shfuqizuar vendimet e marra nga Prokuroria e Përgjithshme pas skadimit të afateve të hetimit. 

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Fatmira Hajdari, hodhi poshtë akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj Lulzim Bashës dhe i cilësoi si të paligjshme të gjitha veprimet e organit të hetimit që kishin të bënin me komunikimin me anë të postës të akuzave. 

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë u apelua nga Prokuroria e Përgjithshme, me argumentimin se është Gjykata e Lartë kompetente për të shqyrtuar kërkesat penale të bëra nga personat që gëzojnë imunitet, sikurse parashikohet në nenin 141 të Kushtetutës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›