E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e sotme parlamentare vendos për anëtarët e KQZ-së

Parlamenti shqiptar prite të miratojë sot anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse afati kohor është shkelur, kartonët e deputetëve do të vendosin sot për 7 emrat, të cilët do të jenë pjesë e KQZ-së së re, të ndryshuar pas miratimit të Kodit të ri zgjedhor. Detyra e parë e komisionit në fjalë, pas votimit do të jetë ngritja e infrastrukturës elektorale që do të nisë me ndarjen e zonave elektorale dhe rrjedhimisht, mandateve të deputetëve.

Në garë janë dhjetë kandidat, katër prej të cilëve nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, Dëshira Subashin dhe Artan Lazen dhe Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, dhe katër nga Partia Republikane dhe Social Demokrate Arben Braçen e Klement Zgurin dhe Pavli Zërin e Pandeli Varfin. Parlamenti do të votojë, edhe dy emra të propozuar po nga PD, njëri prej të cilëve do të përzgjidhet në postin e kryetarit të KQZ-së. Votimi pritet të kalojë pa probleme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›