E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Preshevës, në ceremoninë e Obamas

Preshevë -Kryetari i komunës së Preshevës, Nadër Sadiku është i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama. Me ftesë të zonjës Jenifer Brash, zëvendësshefe e misionit të ambasadës amerikane në Beograd, kryetari Sadiku, më 20 janar, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presheva është zonë e banuar me shumicë shqiptare, por që ndodhet brenda territorit serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›