Vazhdojnë diskutimet e zgjedhjeve në Kosovë
Prishtinë - Vazhdojnë diskutimet në lidhje me datën e zgjedhjeve në Kosovë. Partitë në pushtet kërkojnë që zgjedhjet të bëhen në vitin 2011 ndërsa opozita këtë vit. Pasi Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi se zgjedhjet e përgjithshme do të bëhen në 2011-ën, opozita reagoi duke kërkuar që zgjedhjet të bëhen këtë vit.
Ndërsa qeveria e Kryeministrit Hashim Thaçi, megjithëse e mbështet kalendarin e përcaktuar nga presidenca, mbron idenë se vendimi i zgjedhjeve është në përputhje me Kushtetutën dhe planin e zgjidhjes së kryenegociatorit ndërkombëtar Marti Ahtisari.
Partia opozitare Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se vendimi i Presidencës në lidhje me zgjedhjet është në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj do të aplikojnë në gjykatë. Zv. Kryetari i partisë Aleanca për Kosovën e Re, Ibrahim Makoli, fajësoi presidentin se ka marrë një vendim të njëanshëm.
Ndërsa në Planin Ahtisari, pasi përcaktohet statusi i Kosovës parashikohet që zgjedhjet të bëhen e shumta brenda 9 muajsh.
Zgjedhjet e fundit në Kosovë u bënë 3 muaj para shpalljes së pavarësisë, në nëntor 2007.