E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO mund të shqyrtojë propozimin serb

Beograd - NATO ka konfirmuar se nuk ka marrë ndonjë propozim ose kërkesë nga Beogradi për anulimin e zonës ajrore të sigurisë mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo gjë do të diskutohej nga shtetet anëtare të Aleancës nëse autoritetet serbe do të inicion zyrtarisht këtë çështje. Sipas të përditshmes kosovare, Express, me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës, mes forcave të NATO-s dhe Qeverisë së Serbisë, aviacioni serb që nga qershori 1999 nuk ka të drejtë të shfrytëzojë hapësirën ajrore përreth Kosovës në gjatësi prej 25 kilometrave. Gazeta citon se “Nëse Serbia do të dëshironte të bëjë një propozim lidhur me këtë, unë jam i gatshëm të studioj këtë propozim. Deri më tash ende nuk kam parë propozime konkrete, por në se Serbia dëshiron ashtu dhe unë jam adresa e ndonjë letre, aleatët natyrisht do ta diskutojnë këtë shumë seriozisht”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jaap de Hoop Scheffer, i pyetur nga një gazetar serb, në një pritje për mediat në Bruksel.

Disa muaj me parë, zyrtarë serb kanë vlerësuar se ka ardhur koha që të anulohet zona e ndalim fluturimit përreth Kosovës. Shefer ka komentuar edhe rreth misionit të NATO-s në Kosovë dhe marrëdhënieve me Misionin e Bashkimit Europian. “Bashkëpunimi mes KFOR’it dhe EULEX’it është në formë të mirë. Secili me përgjegjësitë dhe rolin e vet”.

Ai ka thënë se KFOR’i do të vazhdojë punën në Kosovë, si forcë e paanshme. Sekretari i NATO’s ka theksuar se KFOR’i ka besimin e çdo qytetari të Kosovës, qoftë nga komuniteti shumicë qoftë nga pakicat. Scheffer ka vlerësuar se “bashkëpunimi mes KFOR’it dhe Serbisë është i mirë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›