Zgjedhjet, LDK mbështet Sejdiun
Prishtinë -Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës përkrahu sot vendimin e Presidentit të Republikës, dr. Fatmir Sejdiu, për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend. Sipas deklaratës së shpërndarë për mediat, kryesia e konsideron këtë vendim, si të mbështetur në përgjegjësitë e tij kushtetuese si president, si dhe në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në aktet e tjera juridike të saj.
"Ne mbështesim vendimin e Presidentit Sejdiu për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme nacionale, sepse konsiderojmë se përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve të Kosovës kanë mandat katërvjeçar"-deklaroi sot nënkryetari i parë i LDK së, Eqrem Kryeziu për mediat e Prishtinës.
"Ne mbrojmë parimin për cikël normal katërvjeçar të të zgjedhurve në institucionet qendrore të Kosovës"-vijoi ai. Kryesia çmon vlerësimin e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, Piter Feith, për vendimin e Presidentit Sejdiu si vendim i cili buron nga interpretimi i drejtë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe i Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari.