Çekia edhe 550 trupa në Kosovë
Prishtinë - Çekia do të dërgojë edhe 550 trupa në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Propozimi është bërë nga qeveria çeke lidhur me pjesëmarrjen e forcave çeke në misionet ushtarake ndërkombëtare. Sipas këtij propozimi Çekia do të mund të dërgojë deri në 550 trupa në Kosovë në kuadër të KFOR it. Dhjetorin e kaluar Parlamenti i Çekisë hodhi poshtë një propozim të qeverisë për praninë ushtarake jashtë vendit, duke kërcënuar me tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Kosova. NATO-ja kishte shprehur shqetësimin e saj pas reagimit të parlamentit të Çekisë.