E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetari i ri i KQZ-së, të hënën nisin procedurat

Në garë për këtë post, janë 18 persona që kanë aplikuar, por për mazhorancën, vetëm katër prej tyre duhet të vazhdojnë garën.

Ndërkohë, opozita ka kërkuar që të zhvillohet një seancë dëgjimore për të gjithë ata që kanë aplikuar.

Megjithatë, mazhoranca ka shpërndarë nga një formularë për të gjithë deputetët për të përzgjedhur katër kandidatura. Katër kandidatët që do të marrin më shumë “vota”, do të mund të vazhdojnë garën.

Pas kësaj procedure, komisioni përzgjedh vetëm dy kandidatë që do të shkojnë në Kuvend për t’u votuar, ku përzgjedhja e kryetarit të ri bëhet me shumicë të thjeshtë. Socialistët e kundërshtojnë këtë procedurë, duke kërkuar seancë dëgjimore për të gjithë kandidatët dhe këtë ata e mbështesin tek pika 3 e Nenit 15 të Kodit Zgjedhor. /Start/

                                                                                             2012-09-29 09:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›