“Vetro Energy” drejt marrjes së Albpetrolit

Kompania amerikane ka dhënë shumën më të lartë prej 850 milion eurosh për të marrë nën zotërim jo vetëm kompaninë Albpetrol, por edhe rezervat e naftës në Shqipëri.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në ministrinë e Ekonomisë me konsulenten "Patton Bogs" ka vlerësuar më lart nga konkurrentët ofertën e "Vetro Energy" me pikët më të larta si në ofertën financiare prej 850 milionë euro, edhe atë teknike. Zv/ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj paraqiti sot vendimin teknik të Komisionit të Vlerësimit të ofertave për privatizimin e paketës së plotë shtetërore “Albpetrol”. Vendin e parë në renditje sipas vlerësimit të pikëve e merr kompania amerikane “Vetro Energy”, me 97.79 pikë. “Edhe sipas konsulentit Patton Boggs’ ka marrë 97,79 pikë, ku vlerësimi teknik është 22,79 pikë dhe financiar, 75 pikë”, tha Dervishaj. Në vendin e dytë renditet grupi "Win Bussies” ku Komisioni për vlerësimin teknik dha 18.18 pikë, për ofertën financiare 26.21 pikë, me total 44.39 pikë.
Në vendin e tretë renditet kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, ku vlerësimi teknik ka marrë 21.48 pikë dhe ai financiar 9.35 pikë, me 30.33 pikë në total. Dervishaj tha se kompania konsulente “Paton Boggs” i paraqiti Komisionit të Vlerësimit raportin e konsulencës në të cilin paraqitet ecuria, problematika, standardet që përmbushin kompanitë dhe pikët përkatëse, ku 75 pikë e zë oferta financiare dhe 25 pikë oferta teknike. Këto kritere i plotësojnë tre kompanitë “Vetro Energy”, Win Bussines” dhe “Bankers Petroleum”.
Dervishaj tha, se nisur nga oferta e lartë që ky grup paraqiti në tender, kërkesat ndaj saj ishin më të mëdha dhe të hollësishme dhe të gjitha dokumentat e dorëzuara prej saj janë në Komision.
Garancitë e "Vetro Energy"
Në përbërjen e konsorciumit të “Vetro Energy”, që ka dorëzuar si këshillues financiar Grupin BP, një nga bankat më të mëdha të korportave dhe investimeve. "“Vetro energy” është konsorcium nga fondi i investimeve “Silk Road”, që zotëron 49% të aksioneve në grup, ka dorëzuar certifikatën ISO për 3 vjet të vlefshme e verifikuar. Si ortak "Vetro Energy” ka pjesëmarrës edhe aksionerë të “Silk Road” me marrëveshje bashkëpunimi si kompaninë të specializuar në naftë e gaz "Patonston", e cila ka si aksionerë me 51% kompaninë "Yple Oil energy", që zotëron 100% një kompani nafte dhe gazi në Teksas, me eksperiencë të gjatë në riparim pusesh, nxjerrje nafte, zhvillim fushash nafte me aktivitet në SHBA.
Zv/ministri i Ekonomisë sqaroi vijimin e procedurave të mëtejshme. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave sot do të njoftojë për këtë renditje kompanitë pjesëmarrëse, të cilat brenda 5 ditëve kanë të drejtën e ankimimit. Pas kësaj faze, raporti i vlerësimit të ofertave do të dërgohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të dalë dhe kompania fituese. Pas kësaj faze, do të nisë negocimi i kontratës, për 28 ditë kohë kur kompania fituese duhet të ngrijë 20% të vlerës së kontratës në një prej 50 bankave më të mëdha në botë, tha Dervishaj.
"Më tej, kontrata do miratohet në qeveri dhe ratifikohet në Kuvend, ku fituesi do të bëjë pagesën e plotë prej 850 milionë euro", tha Dervishaj. Nga shikimi i dokumenteve të dorëzuar në hapjen e ofertave, dy kompani, "Ecolog International" dhe "JSC Gasprom" nuk plotësonin kushtet e tenderit, si ofertë financare dhe garancia finaciare, për të cilat Komisioni vendosi skualifikimin e tyre nga gara. Komisioni vijoi punën me 4 kompanitë e tjera në një proces, ku u kërkua informacion më i plotë dhe paraqitje dokumentash të tjera sipas kritereve që kishte tenderi të nevojshme për procesin në vijim.
Kështu kompania “Amber shine” ju përgjigj kërkesës me shpjegimet se nuk posedonte certifikatën ISO, nuk kishte kapacitet për kapital të paguar 80 milionë euro, nuk kishte kapital asetesh të konsoluduar 100 milionë euro, nuk kishte garancinë e ofertës. Nga mosmbushja e kritereve, edhe kjo kompani u skualifikua nga gara. Në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë publike të naftës, "Albpetrol" që u zhvillua në datën 7 Shtator në ministrinë e Ekonomisë, u paraqitën 6 kompani. /Start/
2012-09-28 16:38