E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Meta bashkohen në kongresin e PES-së në Bruksel

Bruksel- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, sëbashku me kreun e LSI-së, Ilir Meta kanë marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit.

Është ky një takim që zhvillohet në kuadër të Kongresit të PES- së, i cili mbahet në Bruksel.

Në fjalën e tij Rama ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Ndërsa ka thënë se shqiptarët e meritojnë statusin dhe ka kërkuar më tepër vigjilencë për zgjedhjet e lira.

Ndërsa Meta, si pjesë e së majtës ndërkombëatare tha se vendi ynë ka ecur me reformat, ndërsa është shprehur se e meritojmë marrjen e statusik kandidat këtë vit.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›