E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i ri i Tiranes Lulezim Basha betohet sot para keshillit bashkiak

Keshilli i ri bashkiak i kryeqytetit shqiptar pritet te mblidhet sot per here te pare pas nje serie gjyqesh dhe ankesash te Partise Socialiste mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore. Partia Demokratike dhe aleatet e saj kane siguruar ne kete keshill bashkiak nje epersi te lehte me vetem nje vote me shume pakashume njelloj si edhe votat ne parlament. Kryetari i ri bashkise se Tiranes Lulezim Basha pritet te marre sot detyren e administrimit te kryeqytetit dy muaj e gjysem pas zgjedhjeve te 8 majit.

Ceremonite e sotme jane te zakonta si procedure nje verifikim mandatesh dhe betimi i kryetarit te ri para keshillit. Por ato pritet te behen te pazakonta nga mungesa e keshilltareve socialiste dhe kryetarit te vjeter Edi Rama i sapolarguar nga zyra qe kontrolloi per 11 vjet. Keshilltaret e sapozgjedhur socialiste kane deklaruar se do te bojkotojne ceremonite per kryetarin e ri nderkohe qe edhe gjithe drejtoret e deritanishem bashkepunetore te kryetarit te meparshem kane paraqitur doreheqje te parevokueshme. Ata ende nuk kane bere te ditur nese ky do te jete nje bojkot afatgjate si bojkoti qe deputetet socialiste po i bejne parlamentit apo do te jete nje mungese simbolike per te shprehur kundershtimet e tyre me kryetarin e ri Lulezim Basha.

Ky eshte keshilli i ri bashkiak qe zoti Rama premtoi gjate fushates se do ta clironte me zgjedhjet vendore per te hapur rrugen projekteve te tij te metejshme ne kryeqytet. Ai humbi kontrollin mbi keshillin e meparshem bashkiak pas mosmarreveshjeve me LSI dhe futjes se kesaj te fundit ne koalicionin qeveritar me Partine Demokratike. Fale raporteve te reja keshilli bashkiak mblidhej rralle ose nuk miratonte projekt-buxhetet e ish-kryetarit Rama dhe ai as nuk paraqitej prej kohesh para tyre qe te shpjegonte projektet e tij.

Kryetari i ri Lulezim Basha pritet te kete pakashume te njejtat veshtiresi para keshillit te ri bashkiak me raporte te ngushta votash. Megjithate ashtu si zoti Rama ne kohen e qeverive socialiste edhe zoti Basha shpreson te kete mbeshtetje kryesore bujarine e fondeve te qeverise se Patise Demokratike per te realizuar premtimet e veta qe dha gjate fushates krahas mbledhjes me te mire te taksave vendore pas uljes dhe sistemimit te disa prej tyre.

Kryetari i Partise Socialiste dhe ish-kryetari i bashkise Edi Rama deklaroi gjate fushates se zgjedhjet vendore i shihte si nje test politik per mbeshtetjen qe opozita dhe qeveria gezonte ne popull dhe bazuar tek kjo ai tha atehere se do te kerkonte zgjedhje te parakohshme. Me parrullen E vetmja rruge ai shpresoi nje fitore te thelle ne zgjedhjet vendore fitore te thelle ne Tirane nje clirim te keshillit bashkiak dhe hapjen e rruges per zgjedhje te parakohshme. Megjithate zgjedhjet vendore shenuan perseri rezultate te ngushta politike midis dy partive kryesore njelloj si ne zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato te vitit 2009 duke i krijuar mundesine partive te vogla ta kalojne peshen here nga nje krah e here nga nje tjeter.

Kryetari i ri bashkise se Tiranes Lulezim Basha betohet sot para keshillit bashkiak me premtimin se Qytetaret jane te paret. Ai u perpoq te bente nje fushate energjike me thelb komunitar por sic thone analistet politike fushata e sivjetme pati pak nota festive dhe shume antireklama negative. Madje sivjet ndryshe nga heret e tjera konkurrentet as nuk u kujtuan se paku qe tu porositnin grupeve te njohura muzikore ndonje kenge te re enkas per ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›