Kryetarja e KKRT-se Endira Bushati kundershton PS
Spekulim dhe shpifje për motive politike. Kështu i ka cilësuar Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Endira Bushati akuzat për abuzim financiar të bëra nga deputeti socialist, Alfred Dalipi në Komisionin Parlamentar të Medias. Në një konferencë për shtyp, Bushati ka sqaruar se mjeti tip fuoristradë “Land Cruisser” që do të shërbente si “Qendër e Lëvizshme e Kontrollit të Frekuencave”, është blerë dhjetë vjet më parë nga ish-kryetari i KKRT-së, Sefedin Çela i cili është zgjedhur nga qeverisja socialiste.
“Mjeti në fjalë së bashku me pajisjet e tij teknike është blerë 10 vite me parë me një vlerë prej 767 115 940 lekë të vjetra dhe KKRT ka paguar vetëm gjysmën. Unë i sygjeroj deputetit Dalipi ti kërkoj informacione Sefedin Çelës se pse nga KKRT-ja e 2002-it është parë e arsyeshme të shpenzohen 385 milionë euro për një mjet që rezulton të ketë dalë kaq pak më terren”, u shpreh ajo.
Kryetarja e KKRT-së Bushati i ka kërkuar deputetit Dalipi t`i përgënjeshtrojë publikisht deklaratat e tij duke shtuar se nëse konstatohen shkelje nga nwnpunwsit do të merren të gjitha masat e parashikuara nga ligji.