Regjistrimi audio i seancave gjyqesore

USAID ka sjellë për herë të para në sallat e gjyqit teknologjinë e fjalës së fundit, regjistrimin audio të seancave gjyqësore. Gjykata e Lezhës ka patur fatin që të jetë e para në implementimin e këtij projekti të ri, i cili është prezantuar nga Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu. Për ambasadorin amerikan një shoqëri demokratike është e fortë nëse sistemi i drejtësisë është i tillë, dhe kjo kërkon shumë pune.
Regjistrimi dixhital audio në gjykatat e vendit shënon fillimin e zbatimit të një nisme të rëndësishme në forcimin e shtetit ligjor, e cila i bën ato më të efektshme dhe transparente për publikun.
Për ministrin e Drejtësisë, Eduart Halimi nëpërmjet këtij regjistrimi do të ruhet e plotë çdo fjalë për tu vendosur në dizpozicion të palëve dhe publikut. Sipas tij kjo reformë shkon për sistemin gjyqësor, për ta bërë atë më të përgjegjshëm, më të kontrollueshëm e mbi të gjitha më të besueshëm për publikun.
“Ne e vlersojmë shumë rolin e Gjykatës Administrative dhe ligjin që po hartohet për të, i cili do të forconte sistemin, ndaj do të ftoja politikën të bënte më tepër në këtë drejtim”, u shpreh Halimi.
Ministri Halimi ka pranuar faktin se sistemi i drejtësisë ka probleme, ndaj po punohet për t’i zgjidhur përfundimisht, kjo në bashkpunim dhe me partnerët ndërkombëtare.
Ndërkohë ambasadori Arvizu ka shtuar se Amerika mbështet Shqipërinë në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes europiane, dhe se po punon për të tërhequr bizneset e huaja në vend. Por sipas tij, për të realizuar këtë objektiv duhet një forcim i shtetit ligjor.