Aksident ne aksin Lezhe-Shkoder 6 te plagosur
Përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor të superstradës Lezhe-Shkoder ka shkaktuar plagosjen e 6 personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth mesditës në hyrje të qytetit të Lezhës kur një automjet tip Mercedes me targa AA 413 DG në tentativë për të kryer një parakalim është përplasur kokë më kokë me një mjet tip Volgsvagen me targa të Lezhës 7405 A. Përplasja ka qenë e fortë duke sjellë plagosjen e 4 pjesëtarëve të një familjeje që udhëtonin në automjetin tip benz, njëri prej të cilëve është transportuar për në Spitalin Ushtarak, ndërsa kanë marrë plagë të lehta edhe dy persona të tjerë që udhëtonin në automjetin tip volksvagen. Sërish mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është bërë shkak për aksidente të rënda, të cilat vetëm gjatë 3 ditëve të fundit kanë shkaktuar 13 të plagosur.