E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit : "Doktrina jonë ekonomike shpëtoi vendin nga kriza".Kryetarja e Kuvendit mban fjalën në punimet e Asamblesë Parlamentare të Euro-Mesdheut.

    Në prag të Samitit të G 20 në Londër, Asambleja parlamentare Euro-Mesdheut, u mbodh në Bruksel, ku një nga temat e diskutimit ishte edhe kriza globale financiare si dhe gjetja e mënyrave për zgjidhjen e saj.
 
E pranishme në mbledhjen e kësaj Asambleje të nivelit të lartë, ishte edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe delegacioni parlamentar shqiptar.   Në punimet e Asamblesë , pjesëmarrës ishin dhe Presidenti i Parë Europian, Pottering,  Zoti Havier Solana, përfaqësuesi i lartë i për Politikën e  Jashtme dhe Sigurinë në BE, Presidenti në detyrë i Këshilllit europian Karel Shvarzenberg, Komisionerja e çështjeve të Jashtme, Benita-Ferrero-Valdner etj
 
Në një kohë kur skena ekonomike botërore, është dominuar nga kriza financiare, delegacionet e vendeve anëtare të Asamblesë së Euro-Med, paraqitën situatën ekonomike të vendeve të tyre.
 
Në fjalën e saj në Asamble, Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, duke u ndalur në doktrinën ekonomike të aplikuar, e cila ka parandaluar prekjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë nga kriza.   Doktrina e aplikuar e uljes së taksave, investimit 30 përqind të buxhetit në rrugë ura ujësjellës  e edukim, rritjen e pensioneve dhe rrogave,  rritjen e të ardhurave, e aplikuar në Shqipëri, është strategjia e sotme e vendeve  të prekura , për 'i shpëtuar krizës financiare.
"Por kjo doktrinë tha Kryetarja e Kuvendit, shoqërohet nga një paketë stimuluese, unike në llojin e vet.   Një paketë ambicioze dhe gjigande pasi arrin në 8 përqind të GDP. Kjo paketë konsiston kryesisht në mbështetje direkte të biznesit të vogël, të të pastrehëve, industrisë së ndërtimit dhe qytetarët me të ardhura më të ulta ( Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit )   Në mbyllje të fjalës së saj Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
Por në kohë të krizave të tilla ekonomia botërore ka nevojë për reforma të mëdha dhe reformatorë mëdhenj, ka nevojë për guxim të madh, për rregulla te reja.  Ka nevojë për Testament të ri.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›