Fjala e Presidentit të Republikës në takimin me Këshillin Bashkiak të Burrelit.

13 mars 2009
Pikësëpari dëshiroj t’ju falenderoj përzemërsisht për pritjen e ngrohtë që më rezervuat sot në qytetin e Burrelit, një zonë, që sikurse u shpreha me banorët në qendrën e qytetit, me një traditë të lashtë!
I nderuar zoti Kryetar i Këshillit,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
Të nderuar zotërinj deputetë,
Të nderuar zotërinj anëtarë të Këshillit Bashkiak,
Kryetarë komunash,
Zonja dhe zotërinj,
Padyshim, ardhja në qytetin e Burrelit është pjesë e takimeve që Presidenti i Republikës bën me përfaqësues të pushtetit vendor dhe me qytetarë kudo në Shqipëri. E konsideroj një detyrim dhe aspak realizim i një premtimi të dhënë pak kohë më parë këtu në qytetin tuaj. Nuk besoj që është një ndërmarrje e sforcuar, përkundrazi vij me mjaft dëshirë për të kontaktuar me njerëzit e thjeshtë kudo ata jetojnë dhe natyrisht me përfaqësuesit e tyre, kudo ata jetojnë.
E konsideroj shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila ka peshën e vet edhe në funksion të kohës. Jemi në një moment vërtet të rëndësishëm përsa i përket fatit politik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur që të gjithë përfaqësuesit e forcave politike, përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor, të gjithë njerëzit pa përjashtim, janë të gëzuar që Shqipëria pas tre javësh do të bëhet vend anëtar i NATO-s. Kjo është një arritje e padiskutueshme e të gjithëve. Them e të gjithëve, sepse si një rast unik, shqiptarët e kanë shprehur këtë aspiratë në një masë të konsiderueshme, dërrmuese do të thoja, 96% e shqiptarëve si në asnjë vend tjetër, qofshin këto vende tradicionale të NATO-s, nuk janë shprehur në një masë kaq të konsiderueshme. Gati 96% e shqiptarëve kanë dëshiruar, dëshirojnë dhe janë të gëzuar që do të hyjnë në NATO. Padyshim që është rezultat i institucioneve të Shqipërisë, i forcave politike dhe unë besoj që, sikurse konsiderohet ky eveniment i rëndësishëm në planin e përfitimeve, qofshin këto politike, apo direkt në aspektet e sigurisë së vendit, më shumë do të na impenjojë ky eveniment për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar atributet kushtetuese ligjore që ka çdo institucion në Shqipëri dhe në rastin konkret, pushteti vendor.
Të vish në Burrel dhe të diskutosh çështjet e ditës, do të thotë që të kesh mundësinë të informohesh drejtëpërdrejt, jo thjesht nëpërmjet letrave, apo informacioneve indirekte dhe të marrësh ekstraktin e shqetësimeve, që ju me të drejtë paraqisni. Unë jam i ndërgjegjshëm që ndonëse problemet ekzistojnë në këtë zone, gjatë viteve të fundit, ky qytet ka fituar atë që i mungonte: pikërisht qetësinë dhe rendin publik. Për të gjithë është i njohur fakti që ky qytet dhe kjo zonë u traumatizuan shumë në fundin e viteve 90-të, pas ngjarjeve të 97-ës. Të kthesh në normalitet situatën, natyrisht që është një arritje shumë e madhe dhe kjo do të thotë të jenë bërë hapa të rëndësishëm në sigurimin e jetës së qytetarëve dhe në sigurimin e kushteve për të punuar. Njeriu, kur nuk ka qetësinë dhe rendin publik, natyrisht që nuk e ka të mundur të realizojë asnjë lloj aktiviteti tjetër të thjeshtë. Padyshim që unë jam njohur me disa vështirësi natyrale, që ekzistojnë në këtë zonë. Në një sistem demokratik pushtetet funksionojnë të ndara duke bashkëpunuar. Kjo është shumë e rëndësishme, të kuptohet. Vërtet sistemi demokratik u ka dhënë mundësi të gjithëve të shprehin lirisht fjalën në pozicionin e tyre, të grupohen në formacione politike, disa prej të cilave i rezistojnë kohës, disa jo, por që gjithësesi duke patur respekt për bindjet e gjithësecilit, të gjithë duhet të kuptojmë që interesi bazë i qytetarëve është harmonia, qetësia dhe sigurimi i kushteve të jetesës! Kështu që do të bëja thirrje që forcat politike, pavarësisht se secila ka programin e vet, ka pozicionin e vet dhe marrin pjesë në debatin politik, që është shumë i rëndësishëm në vend, por tek e fundit nuk duhet harruar asnjëherë që të gjithë duhet të sintetizohen tek interesat e qytetarëve! E kam thënë dhe herë tjetër se jeta për njeriun nuk zgjat as 800 dhe as 1000 vjet. Jeta ka ciklin e vet biologjik, relativisht të shkurtër, dhe duke marrë në konsideratë shumë trauma të së kaluarës, njeriu duhet të dijë të ndërtojë urat e bashkëpunimit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se bashkëpunimi në nivel vendor.
Ne kemi ndërtuar një filozofi, kemi qenë dhe të detyruar, natyrisht që e kemi ndërtuar vetë dhe me vetëdije e me vullnet, por edhe të detyruar për shkak të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në strukturat evropiane. Një nga momentet më të rëndësishme ka qenë pikërisht Paketa e Decentralizimit. Të gjithë flasin për decentralizimin. Është shumë e rëndësishme të flitet për decentralizimin, por duhet të jemi të kujdesshëm që decentralizimi të mos kthehet në një retorikë abstrakte. Të gjithë flasin për procesin e decentralizimit, por e rëndësishme është se çfarë përfiton qytetari i thjeshtë, e theksoj “i thjeshtë”, sepse duhet marrë në konsideratë ai që nuk ka mundësi që të ketë akses apo përkrahje për të zgjidhur problemet. Duhet njohur vështirësia reale që ka kjo zonë përsa i përket një lloj centralizimi në shërbime. Sigurisht që nuk jam unë sot ai që i jep zgjidhjen, se do të dilja kundër atij parimi të fortë të respektimit të pushteteve dhe të detyrimeve ligjore të secilit pushtet, por të gjithë së bashku duhet të bashkëpunojmë që të shohim se edhe nëse ka patur diku disa zgjedhje ligjore jo të përshtatshme, me shumë predispozicion, me shumë përgjegjësi, duhet të pranojmë se nëse një hap nuk është bërë në drejtimin e duhur, duhet ta rimarrim edhe një herë atë çështje për t’i ardhur në ndihmë pikërisht qytetarit dhe për të mos e detyruar dhe për të mos e ndëshkuar qytetarin për të bërë me dhjetëra kilometra për disa shërbime të ditës. Pastaj duhet diskutuar edhe në funksion të zonës. Kjo është një zonë, e cila kushtëzohet edhe nga klima, nuk ka gjithnjë verë. Kjo zonë ka një klimë kontinentale, që ofron një dimër të ashpër, një dimër me borë. Një gjë duhet thënë se pozicioni gjeografik i Burrelit, i Matit është një pozicion i sigurtë, ju e thatë vetë. Sot po ndërtohet një aks jetik në Shqipëri dhe ju jeni shumë pranë këtij aksi. Një aks tjetër do të ndërtohet dhe po ndërtohet, jo me ritmet e rrugës Durrës-Kukës, por po ndërtohet, pikërisht rruga e Arbërit dhe ju do të jeni shumë afër kryeqytetit, do të jeni një zonë e rrethuar me një infrastrukturë cilësore. Kështu që gjërat duhen parë me optimizëm. Unë do ju bëja thirrje që, vërtet njerëzit e kanë aksesin për lëvizjen e lirë, sepse këtë e ka dhënë demokracia, por njerëzit duhet të marrin në konsideratë që të mos ta braktisin, të mos ta kthejnë në një terren ku nuk ka tërheqje për investime! Biznesi dhe biznesmenët mund ta ndërtojnë biznesin e tyre jashtë Burrelit, por nga ana tjetër duhet të kthejnë kokën prapa që të rizgjojnë ato burime, të cilat janë të konsiderueshme në këtë zonë.
Folëm për riaktivizimin e industrisë. Natyrisht, kjo zonë ofron mundësi shumë të mëdha dhe për bujqësinë, qoftë në linjën e blegtorisë apo të frutikulturës. Specialistët e kësaj fushe e dinë mirë që kjo zonë i jep këto mundësi. Qeverisja e qytetit duhet të dalë përtej qytetit, sepse është në specifikën e kësaj zone, ashtu sikurse thatë dhe ju, zoti Kryetar, që është një bashki brenda një zone rurale dhe është e pamundur që gjërat të veprojnë të izoluara, përkundrazi, duhet të dini të bashkëpunoni ju, si Këshill Bashkiak i qytetit me këshillat e komunave, në mënyrë që të ndërtoni një perspektivë, e cila gradualisht fillon dhe përmirësohet!
Një element tjetër, të cilin patjetër do të doja ta preknim, është funksionimi i strukturave të prokurorisë dhe të gjykatave. Ka pasur një përparim të dukshëm në punën e sistemit të drejtësisë. Ju keni qenë të vëmendshëm për të ndjekur debatet e forta politike, por edhe shqetësimin qytetar për vendosjen në efiçencë dhe standarde të sistemit të drejtësisë. Ju siguroj se janë bërë përpjekje madhore, qoftë duke reformuar ligjet, por edhe duke tentuar që të pastrojmë sistemin e drejtësisë nga brenda, duke e rigjeneruar atë! Nuk mund të themi se kemi realizuar gjithçka. Përkundrazi, sa më shumë njerëzit tentojnë me vullnet të rigjenerojnë sistemin, aq më shumë do të shohin plagët që ka sistemi. Duhet të jemi të sinqertë, duhet të jemi korrektë në funksion të kërkesave të qytetarit! Askush nuk mund të thotë që institucionet, kur ato mbulojnë punën e institucioneve, janë të përkryera. Njeriu duhet të jetë kurajoz, duhet të dijë të vendosë gishtin në plagë dhe vetëm kur e bën këtë, e kupton që kjo plagë duhet shëruar.
Unë kam informacione dhe nga kjo zonë, informacione të shumëllojshme. Marr informacione direkte, indirekte, dhe padyshim që është një shqetësim edhe për banorët e këtyre zonave. Natyrisht, nga kjo tavolinë, meqënëse ka dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe të politikës, do t’u bëja thirrje që të punojnë çdo ditë për t’i kthyer besimin njerëzve tek sistemi i drejtësisë. Unë kam besimin se përfaqësues të rinj, që drejtojnë sot gjykatat dhe prokuroritë, duhet të kenë ardhur aty me një mentalitet të ri. Kjo është arsyeja që Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka motivim të padiskutueshëm rigjenerimin me kuadro të reja, që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, ç’ka presupozon që ky sistem ka nevojë për njerëz të ndershëm, me integritet dhe njerëz që të kuptojnë se sistemi i drejtësisë duhet të drejtohet, duhet të dirigjohet pikërisht nga ato standarde, të cilat i ka edhe bota e përparuar. Nuk mund të ecet më me korrupsion në sistemin e drejtësisë. Ky duhet të jetë një lajtmotiv, që korrupsioni duhet të denoncohet, sepse shpeshherë këputen fijet e informimit qytetar! Drejtësia nuk vendoset vetëm në Tiranë, në bulevardin qendror të qytetit, aty ku janë njerëzit të veshur shik dhe që frekuentojnë klubet e kryeqytetit. Kjo është arsyeja që ne sot diskutojmë për një temë kaq të rëndësishme edhe në Burrel. Do ta diskutoja këtë temë të rëndësishme në çdo komunë të Shqipërisë, sado larg, edhe në periferi të vendit, sepse kur themi që të vendosim shtetin ligjor, shteti ligjor nuk është vetëm për një pakicë njerëzish, shteti ligjor është për çdo qytetar dhe mund të ketë probleme nga më të ndryshmet, kështu që thirrja do të ishte e drejtëpërdrejtë, natyrisht, sepse biseda të tilla kanë një impakt të rëndësishëm publik. Patjetër që kanë një influencë reale, por edhe psikologjike për njerëzit. Njerëzit duhet të trajtohen njësoj! Kështu që ju bëj thirrje juve, që jeni më afër dhe në kontakt me njerëzit. Njerëzit kanë rëndësi të respektohen, të dëgjohen me shumë kujdes, të futemi në hallet e tyre, sepse tek e fundit, askush nuk ma merr për ters, një herë në katër vjet tek ata njerëz drejtohemi që të na votojnë! Ky kujdes nuk duhet të jetë një herë në katër vjet, ky kujdes duhet të jetë i vazhdueshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme për organet e pushtetit vendor! Ju do ta dilni patjetër nga kjo situatë ku ka probleme. Natyrisht që ka progres dhe momenti më i rëndësishëm dhe unë kam rënë gjithmonë dakord dhe do jeni edhe ju shpresoj, zhvillimi i infrastrukturës në Shqipëri, sidomos në zonat, të cilat kanë pasur mungesa të theksuara të infrastrukturës, do të bëjë të mundur që këto zona të afrohen me qytetin, të afrohen me zhvillimin. Por, nga ana tjetër, sado e rëndësishme është infrastruktura rrugore, aq e rëndësishme është edhe ajo, që diskutuam pak më parë: përmirësimi i teknologjisë së informacionit.
Teknologjia e informacionit nuk është thjesht për t’u futur në internet dhe për të lexuar lajmet e fundit, por teknologjia e informacionit në shërbim të pushtetit vendor është pikërisht ajo që do e konsiderojmë si teknologjia në shërbim të qytetarit të thjeshtë. Ajo që ju thatë, dhe me eksperiencën që ju keni marrë, qytetari nuk duhet të sorollatet, por i duhet të jetë i gatshëm për të qenë pranë zyrave të pushtetit vendor dhe për të marrë shërbimin e duhur sa më shpejtë të jetë e mundur!
Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak!
Unë, me predispozicionin dhe detyrim institucional do ta quaja shumë efektive dhe për punën time që ju, natyrisht nëpërmjet kanaleve institucionale dhe përfaqësuesve tuaj, të sillni çdo lloj shqetësimi, natyrisht dhe me propozimet për zgjidhje, për suporte institucionale dhe ju siguroj, që dera e zyrës së Presidentit të Republikës do të jetë e hapur, por do t’ju falenderoja për bashkëpunimin, sepse vetëm në këtë mënyrë Zyra e Presidentit do të jetë afër qytetarëve dhe afër zgjidhjes së halleve të tyre! Unë ju garantoj për bashkëpunim në të gjithë veprimtarinë time dhe besoj, që do të jemi bashkë edhe në aktivitete të tjera! Nuk është e thënë që gjithçka ta linjëzojmë në kuadër të një vizite në zyrat e pushtetit vendor, por do të kemi aktivitete të tjera për të kujtuar ngjarje të rëndësishme të kësaj zone patriotike, të kësaj zone me traditë dhe me kulturë, për të rievidentuar vlerat e rëndësishme, sepse është shumë e rëndësishme që pushteti vendor të mos merret vetëm me rutinën e çështjeve të ditës, por duhet patjetër të ngrejë në piedestal vlerat e traditës historike të zonës. Kjo do të bëjë të mundur që brezi i ri, i cili merr më shumë informacionin e ditës se atë të të kaluarës, të formohet duke parë muzeun e qytetit, duke parë vlerat e qytetit, sepse në kohët më të vështira të historisë sonë, kjo zonë ka nxjerrë personalitete, burra të mëdhenj, që padyshim janë pika reference edhe për historinë tonë moderne. Unë edhe një herë ju falenderoj pa masë për mikpritjen, natyrisht për seriozitetin e punës dhe ju uroj suksese në punën tuaj! Padyshim dhe forcave të rendit, duke i shprehur respekt për punën e tyre, dëshiroj që t’ju them që të gjejnë një bashkëpunim sa më të plotë, sa më qytetar me organet e pushtetit vendor, por edhe me qytetarët drejtëpërdrejtë. Kjo do të jetë garancia e ruajtjes së parametrave dhe standardeve të shtetit ligjor, por edhe ruajtjes së një harmonie qytetare, që është shumë e rëndësishme për një qytet si Burreli dhe zonat përreth”!