E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal datë 23.01.2009

                                                   
PROCESVERBAL datë 23.01.2009, ora 11:00     Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI   KRYETARE  KUVENDI   Rendi i ditës:   Diskutimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për zbatimin e Kodit Zgjedhor në lidhje me kartat e identitetit, regjistrin themeltar elektronik dhe listat e zgjedhësve.
Të pranishëm: Znj. Jozefina Çoba TOPALLI   Kryetare Kuvendi
Z. Ylli BUFI   Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Neritan CEKA  Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Astrit PATOZI   Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Erion BRAÇE   N/Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste 
Z. Ndre LEGISI  Përfaqësues i Grupit Parlamentar  "E Majta për Integrim"
Z. Ndue SHPANI   Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian Mungojnë: Z. Vangjel DULE  Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate Z. Arian MADHI  Kryetar i Grupit Parlamentar të  Partisë Republikane
Z. Tritan SHEHU   Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
Z. Petrit GJONI   Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA Z. Skënder GJINUSHI   Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate
Z. Paulin STERKAJ   Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës   HAPET MBLEDHJA  
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita.  Besoj se të gjithë jeni njohur me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.  Çfarë thotë rregullorja për këtë kërkesë?   LULËZIM LELÇAJ:  Neni 24 i përgjigjet kësaj kërkese. Ajo duhet të firmoset nga shtatë deputetë apo kryetari i një grupi parlamentar. Kryetarja e Kuvendit thërret brenda 10 ditëve Konferencën e Kryetarëve dhe dy javë pas mbledhjes së saj,  Kuvendi shqyrton dhe merr vendim. Përsa i përket mënyrës së funksionimit, funksionon si komisionet e përhershme.
YLLI BUFI: Komisioni kërkohet për një problem të veçantë, monitorimin. Na vjen mirë që mazhoranca na mbështeti menjëherë në një proces të tillë, i cili përcakton dhe standartet për zgjedhjet e ardhshme. Kemi përcaktuar një numër prej shtatë anëtarësh, por nuk është i pandryshueshëm. Ideja ishte që komisioni të jetë sa më funksional me një numër të tillë anëtarësh. Nuk është një komision ku do merren vendime. Do kërkohet informacion, do thirren ekspertë të gjendjes civile të cilët do raportojnë, si dhe deputetët që do japin sygjerime, etj.
Ky është një komision i thjeshtë dhe nuk shkon të ketë bashkëkryetar. Nëse kjo mbështetet si nismë e opozitës, kryetari duhet ti mbetet asaj.   ASTRIT PATOZI: Duhet ti referohemi historisë së krijimit të komisioneve të posaçme ku ka patur gjithmonë bashkëkryetarë, dhe secila palë përfaqësohet me kryetarin e saj. Nëse ju e kërkoni këtë komision për të kontrolluar procesin ne atje do kemi përfaqësimin për të nxitur mbarëvajtjen e procesit. Juve nuk ju prish punë çështja e bashkëkryetarit. Një numër i madh anëtarësh nuk do i bënte ndonjë nder këtij komisioni.   YLLI BUFI: Ka patur komisione të mëparshme si ato të reformës që kanë patur bashkëkryetar, psh, por ato janë komisione ku merren vendime, përcaktohet e drejta e vetos etj. Në këtë komision nuk do merren vendime. Ky është një instrument kontrolli.   ASTRIT PATOZI: Ky komision do funksionojë si gjithë të tjerët që marrin vendime. Komisioni i posaçëm ka të njëjtin format me komisionet e përhershme. Mazhoranca dhe opozita do kenë përfaqësuesit e tyre. Komisioni do monitorojë infrastrukturën zgjedhore, pra është e njëjta linjë si me reformën zgjedhore. Për mendimin tim duhet të ketë dy bashkëkryetarë.   NERITAN CEKA: Është një lloj vazhdimi i komisionit  të reformës zgjedhore pasi monitoron aspekte që lidhen direkt me zgjedhjet. Të gjithë duam që ky proces të bëhet sa më mire dhe një autoritet paralel mendoj se është në favor të kësaj. Do ishte mirë që disa rekomandime të komisionit të kalonin direkt në qeveri që të shkurtonin procesin. Jam në favor të bashkëkryetarit.   ERION BRAÇE: Ne e kemi marrë inisiativën për të monitoruar këtë proces por edhe për  të eleminuar pasaktësi në mënyrë që procesi të arrijë qëllimet që ka. Sot opozita është jashtë këtij procesi të cilin e ka në dorë qeveria, duke filluar që nga njoftimi për tender, rezultati i tij e deri tek ratifikimi në Parlament. Ne kemi përmendur aty tre elementë mbi të cilët duam të monitorojmë, regjistri civil, listat e zgjedhësve, kartat e identitetit. Këto janë tre procese që kontrollohen eksluzivisht nga qeveria. Natyrisht që ky do jetë proces qeveritar por opozita duhet të ketë të drejtën e kontrollit mbi këtë proces. Të gjithë komisionet e kanë të drejtën të kontrollojnë, ne e kërkojmë këtë të drejtë si opozitë. Për të garantuar këtë instrument kontrolli kërkojmë që kryetari i komisionit të jetë i opozitës dhe mazhoranca le të ketë shumicën. Nëse ju i shkoni deri në fund idesë së bashkëpërgjegjësisë për kryetarët, përgjegjësi ne nuk kemi. Punën e po e ben qeveria, e cila po e bën sa më pak transparente e eksluzivitet të vetin. Ne duam ta kontrollojmë procesin dhe ta korrigjomë në mangësitë e tij. Të gjithë shtetasit duhet të pajisen me karta identiteti.   NDRE LEGISI: Kur diçka bëhet në bashkëpunim me dikë edhe përgjegjësia mbetet e përbashkët. Pavarësisht konceptimit përgjegjësia bie mbi shqiptarët nëse bëjnë zgjedhje të kontestuara. Këtë komision ju do e miratoni së bashku si gjithmonë, po kështu, do i keni dhe përgjegjësitë.   YLLI BUFI: Ne kemi bërë me konsensus Kodin e ligje të tjera. Kur zbatohet ligji, ai zbatohet nga qeveria. Ajo ka përgjegjësinë për organizimin e  zgjedhjeve dhe këtë nuk mund ta ndajë me bashkëkryetarë.   ASTRIT PATOZI: Parlamenti dhe ekzekutivi janë dy pushtete të ndara. Në këtë koncept nëse mazhoranca ka ekzekutivin dhe ska pse merret me Parlamentin atëherë do kishte vetëm komisione opozitare që do kontrollonin. Por komisionet parlamentare nuk kane për qëllim vetëm kontrollin e qeverisjes por edhe nxitjen e përmirësimin e saj.  Edhe ne si mazhorancë kemi nevojë të kontrollojmë më shumë procesin që ai të funksionojë sa më mirë. Është vijim i reformës zgjedhore, i atij komisioni. Nëse bëhet komision parlamentar ka rregulla mbi të cilat ngrihen, ky është rasti kur ne kemi dëshirën ta kryesojmë me bashkëkryetar. Formatin e komisionit e vendosim ne. Ne ju ftojmë të kemi një bashkëkryetar.   ERION BRAÇE: Argumentat tuaja më duken artifica. Në Kuvend ka shembuj komisionesh që drejtohen nga opozita, ku ju keni mazhorancën dhe funksionojnë shumë mirë. Ju po i kryeni funksionet tuaja në këto komisione. Po kërkojmë të njëjtën gjë dhe për këtë komision.
Bashkëpërgjegjësi në këtë proces kontraktual nuk ka. Ky është një proces që ka rëndësi të madhe për zgjedhjet, nga i cili ne jemi jashtë, për këtë arsye ne kërkojmë që të na jepet e drejat e kontrollit mbi këta tre elementë themelorë.    YLLI BUFI: Të sqarojmë diçka. Në gjithë procesin e kontrollit ne përsëri do jemi të varur nga shumica. Por nëse ka dy kryetarë, ato duhet të jenë plotësisht dakord për gjithçka. Ndryshe nuk ecën.   ASTRIT PATOZI: Ju keni hallin e përgjegjësisë. Nëse unë psh, do jem bashkëkryetar i atij komisioni, mos kujtoni se unë kam përgjegjësi të njëjtë  me z. Poni apo z. Teliti. Mos ngaterroni Parlamentin me Qeverinë. Ky është një instrument parlamentar. Ne jemi plotësisht dakord me ngritjen e këtij komisioni. Ju mbase jeni bërë pishman për ngritjen e komisionit dhe doni ta bëni këtë si justifikim se ju është hequr mundësia e kontrollit.   NDUE SHPANI: Nuk besoj se ka shumë nevojë për tu zgjatur. Numri i anëtarëve për të cilin besoj se u ra dakord, të jetë shtatë, perfaqesues ng

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›