Procesverbal datë 15.01.2009
PROCESVERBAL datë 15.01.2009, ora 13:00 Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI
Rendi i ditës: Miratimi i programit të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar - 16 mars 2009
Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar 5 shkurt 2009.
Miratimi i kalendarit të raportimit në Kuvend të disa institucioneve kushtetuese dhe atyre të ngritura me ligj për vitin 2009.
Të pranishëm: Znj. Jozefina Çoba TOPALLI - Kryetare Kuvendi
Z. Ylli BUFI - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Neritan CEKA - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Genc POLLO - Zëvëndës Kryeministër
Z. Astrit PATOZI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Znj.Valentina LESKAJ - Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Tritan SHEHU - Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
Z. Spartak BRAHO - Përfaqësues i Grupit Parlamentar "E Majta për Integrim"
Z. Paulin STERKAJ - Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës
Z. Ndue SHPANI - Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian
Z. Ëngjëll BEJTAJ - N/Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate
Z. Petrit GJONI - Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA Mungojnë: Z. Vangjel DULE - Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate
Z. Arian MADHI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane HAPET MBLEDHJA
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita. Ju uroj të gjithëvë një vit të mbarë. Sot në rendin e ditës së kësaj mbledhje kemi miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 19 janar 16 mars, kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, si dhe kalendarin e raportimit në Kuvend të institucioneve kushtetuese. Kush ka ndonjë vërejtje, sygjerim? YLLI BUFI: Në kalendar projektligji Për planifikimin e territorit i duhet caktuar Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe jo atij të Ekonomisë. Ndërsa në kalendarin e raportimit të institucioneve duhet hequr raportimi i KQZ-së, pasi ai tashmë është i shkrirë. Gjithashtu unë do propozoja që ne të hapim sesionin ditën e hënë dhe të enjten të mos ketë seancë e tu lihet kohë komisioneve të punojnë për shqyrtimin e projektligjeve dhe seanca të zhvillohet ne datën 26, të hënën tjetër. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Dakord. Ne sot e miratojmë në parim këtë kalendar raportimesh të institucioneve, pastaj mund ta përditësojmë në varësi të situatës. Ka vetëm një problem, disa nga marrëveshjet e parashikuara për të enjten duhen patjetër, pasi kanë efekte financiare. Unë do propozoja që këto marrëveshje të kalojnë në seancë ditën e hënë, kuptohet, nëse ju jeni të gjithë dakord. VALENTINA LESKAJ: Logjika e asaj që kërkoi z. Bufi, qëndron në faktin që komisionet nuk janë mbledhur dhe nuk kanë asgjë gati. Ne propozojmë që tu lihet një javë kohë komisioneve per të punuar. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Atëherë, meqënëse të gjithë janë dakord, ditën e enjte datë 22 janar, nuk do zhvillohet seancë plenare. Marrëveshjet e caktuara për ditën e enjte do të kalohen ditën e hënë. Ditën e hënë nuk do ketë çështje jashtë rendit të ditës, është më tepër një seancë solemne. Në rendin e ditës do jetë hapja e sesionit, prezantimi i kalendarit e programit si dhe do të miratohen tre marrëveshjet për komunitetet fetare për të cilat ramë dakord. Jeni të gjithë dakord? Keni vërejtje të tjera për kalendarin dhe programin? Të gjithë dakord. Ju faleminderit. Në përfundim të diskutimeve Konferenca e Kryetarëve miratoi unanimisht programin tremujor, kalendarin trejavor të punimeve si dhe kalendarin e raportimit në Kuvend të disa institucioneve kushtetuese. Mbledhja deklarohet e mbyllur.