E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit:" 2010, vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, viti i lëvizjes pa viza. Unë besoj se në një periudhë shumë të shkurtër Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian."

" 2010 është një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, është një vit i rëndësishëm për Radio-Televizionin, është një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për shqiptarët, që mezi po presin dhe do të përjetojnë këtë vit, lëvizjen pa viza. Këto janë ngjarje të mëdha.
Para pak kohësh kishim vitin e NATOs; këtë vit, kemi vitin e lëvizjës pa viza dhe unë besoj se në një periudhë shumë të shkurtër, Shqipëria jonë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian" - u shpreh sot, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar e veçantë në ceremoninë festive të 50 Vjetorit të Televizionit Publik Shqiptar. Kryetarja e Kuvendit u takua me gazetarë , organizatorë pionerë, si dhe me punonjës të rinj të Televizionit Publik, të cilët me përkushtim dhe dashuri të jashtëzakonshme në 50 vjet, kanë ngritur gjigandin e parë mediatik në Shqipëri, Televizionin publik Shqiptar. Kryetarja e Kuvendit ndoqi me interes një ekspozitë fotografike të punës, të stafit dhe të arkivit me vlera unike, të 50 viteve jetë të Televizionit Publik. Ndër më të veçantat, momente të fiksuara përjetësisht në shiritat e kasetave të TVSH, janë ditët historike të rrëzimit të komunizmit, seancave të Parlamentit të parë pluralist shqiptar, vizitat e Papa Gjon Palit i II, Nënë Terezës dhe ngjarje të tjera të paharrueshme në historinë moderne të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi dhe shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë drejtuesit, gazetarët, regjizorët, orkestruesit, kameramanët, montazhierët dhe punonjësit e tjerë të Televizionit Publik që ishin të parët, që përçuan tek shqiptarët, fuqinë e jashtëzakonshme të ekranit. Në vijim, në përshëndetjen e saj, Kryetarja e Kuvendit u shpreh : " Pa dyshim që është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët. Së pari, unë dua të uroj të gjithë punonjësit e Radio-Televizionit, një homazh të veçantë edhe atyre që nuk jetojnë. Ne përulemi me nderim dhe respekt për të gjithë punonjësit e këtyre 50 viteve, duke filluar nga drejtori i parë, rregjizori i parë, operatori i parë, montazhieri i parë, nga këngëtarët e jashtëzakonshëm që janë gjigandë të artit dhe kulturës shqiptare. Ky muze është bërë me kaq shumë kujdes dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën kulturore dhe artistike. Dua të falenderoj gazetarët. Radio-Televizioni ka qenë shkolla e parë e gazetarisë, Radio-Televizioni është rritur në vite dhe ka qenë e vetmja dritare, pavarësisht nga censura e periudhës para viteve 1990. Ky 50-Vjetor është një moment në të cilin, secili prej punonjësve, prej atyre që kanë kontribuar në të gjitha fushat si kameramanë, si dirigjentë, si orkestrantë, si gazetarë, si udhëheqës të emisioneve ekonomike, sociale apo atyre kulturore, orkestrën, spikerat e Radio-Televizionit, drejtorët, punonjësit, të gjithëve u bëj urimet më të mira. Natyrisht ky 50-vjetor festohet në një vit shumë të veçantë për Shqipërinë, në një moment kur vetëm në 20 vite, ashtu siç thotë edhe një politikan shumë i rëndësishëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria sheh veten në një stad të jashtëzakonshëm dhe, nuk ekziston asnjë vend tjetër që në një periudhë kaq të shkurtër, të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë. 2010 është një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, është një vit i rëndësishëm për Radio-Televizionin, është një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për shqiptarët, që mezi po presin dhe do të përjetojnë këtë vit, lëvizjen pa viza. Këto janë ngjarje të mëdha.
Para pak kohësh kishim vitin e NATOs, këtë vit, kemi vitin e lëvizjës pa viza dhe unë besoj se në një periudhë shumë të shkurtër Shqipëria jonë do të jetë anëtare e Bashkimit Eurioan dhe për këtë, një falenderim dhe nderim të veçantë i drejtohet të gjithë shqiptarëve, të gjithë qytetarëve, të gjithë burrave dhe grave, studentëve, të rinjve pensionistëve, që kanë bërë të mundur që sot, Shqipëria të përjetojë një nga momentet më të mira të saj. Unë edhe njëherë duke ju falenderuar, duke ju bërë urimet më të mira, jam e sigurtë se Radio-Televizioni do të ecë me atë që kemi ndër prioritetet kryesore, dixhitalizimin, ecjen në moshën dixhitale. Ashtu siç biseduam me drejtorin, me drejtoreshën e radios, me drejtoreshën e televizionit, jam e sigurtë se, në vitin 2012 do bëhet i mundur edhe dixhitalizimi i këtij institucioni të madh dhe publik. Natyrisht, nuk është e lehtë për një televizion publik në tregun e konkurrencës dhe televizioneve private, por unë shoh përpjekje të jashtëzakonshme dhe jam e sigurtë se, ata do ta bëjnë të mundur. Urimet më të mira të gjithë ata që kanë kontribuar në këto 50 vite, Radio-Televizionin, të gjithë punonjësve, kameramanëve, gazetarëve, spikerëve, të cilët janë dhe miqtë tanë, të çdo qytetari, të çdo shqiptari, natyrisht edhe të politikës, pasi media dhe politika janë aq afër me njëra-tjetrën. Urime!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›