Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Z. Anders Fogh Rasmussen, në vizitën e tij të parë në Tiranë, në Një vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
"Kjo është një ditë e veçantë të presim në Parlamentin Shqiptar, Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s, pikërisht një vit pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO"- tha Kryetarja e Parlamentit, duke i uruar mirëseardhjen në Kuvend, z. Anders Fogh Rasmussen. "Ky është një nder që i bëhet Shqipërisë dhe Kuvendit të Shqipërisë".
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se vlerëson dhe përshëndet përpjekjet e z. Rasmussen në proceset transformuese të Aleancës më të madhe në historinë e globit, në mbrojtje të paqes dhe lirisë.
Z. Rasmusen, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore të rezervuar nga Kryetarja e Kuvendit u shpreh se "vizita ime këtu është e një domethënie te veçantë, vetëm një vit pas datës historike të anëtarësimit tuaj në NATO. Kam kënaqësinë e veçantë që në kuadër të vizitës time, vizitoj Parlamentin e Shqipërisë, si një institucion që ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka pasur një angazhim të thellë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO". Mbështetur dhe nga eksperienca ime 31 vjeçare në parlamentin e vendit tim, vijoi zoti Rasmussen, unë vlerësoj jashtëzakonisht punën tuaj në këtë proces, sikurse dhe nismat ligjore të ndërmarra për anëtarësimin të Shqipërisë në NATO"
Vlerësoj Qeverinë dhe Parlamentin e Shqipërisë për angazhimin serioz për përmbushjen e detyrimeve si vend anëtar i NATO-s si dhe për kontributin në realizimin e objektivave të saj. Konsideroj si jashtëzakonisht të rëndësishme, përgjigjen e menjëhershme të Qeverisë shqiptare për të kontribuar në misionet trajnuese të forcave afgane, nga NATO, me synim jo vetëm stabilitetin e këtij vendi, por dhe aftësimin e këtyre trupave, për të marrë përgjegjësitë e tyre".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu bindjen e thellë se Parlamenti dhe Qeveria po bëjnë gjithçka të mundur për të kontribuar si vend anëtar i NATO-s në përmbushjen e angazhimeve të Aleancës, gjë që kërkon edhe një angazhim të fortë të vetë Parlamentit. "Unë shpresoj që të gjitha grupet dhe forcat politike shqiptare do të angazhohen pozitivisht në jetën parlamentare- tha ai.
Lidhur me angazhimet e NATO-s , ai u shpreh se "ëndrra ime është që i gjithë rajoni i Ballkanit të anëtarësohet në NATO, duke qenë i bindur se e ardhmja e tij është integrimi i plotë euroatlantik. Anëtarësimi në NATO nuk është dhuratë, por plotësim i një sërë standartesh dhe detyrimesh. Unë shoh hapa të shumta që këto vende ende të paanëtarësuara , po ndërmarrin me sukses. Shpreh kënaqësinë time për rezultatet të arritura nga NATO në Kosovë, vend i cili ka bërë shumë progres .
Kryetarja e Kuvendit e falënderoi dhe çmoi angazhimin e NATO-s, si një sukses politik të plotë, kontributin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon dhe, në mënyrë të veçantë ajo vlerësoi rolin e KFOR-it ne Kosovë. Kryetarja e Kuvendit tha se mirëpret bashkëpunimin e deputetëve te opozitës në ecurinë e reformave të tjera, që Shqipëria ka përpara.
"Reformat për NATO-n e kanë ndryshuar Shqipërinë dhe progresi i jashtëzakonshëm që ky vend ka arritur, po e afron edhe më shpejt në anëtarësimin në BE". - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.