E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Ekspo 2015, mundësi e jashtëzakonshme, për promovimin e imazhit të Shqipërisë, potencialeve, arsimit, turizmit dhe kulturës shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në zyrën e saj zonjën Letizia Moratti, Kryetare e Bashkisë së Milanos. Bashkëpunimi konkret për Ekspozitën Universale Ekspo 2015, që do të zhvillohet në Milano ishte temë qendrore e bisedës mes Kryetares së Kuvendit dhe zonjës Moratti. Për Kryetaren e Kuvendit Ky eveniment botëror është një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, por edhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë, burimeve dhe potencialit të madh për investime, arsimit, turizmit dhe kulturës shqiptare. Kryetarja e Bashkisë së Milanos shprehu kënaqësinë për firmosjen e marrëveshjeve ekonomike me Qeverinë shqiptare dhe për hapjen e horizonteve të reja të bashkëpunit, veçanërisht përmes Ekspo 2015. Ajo tha se :Jemi të gatshëm dhe kemi të gjithë vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin, jo vetëm në ekonomi, por edhe në fusha si edukimi, infrastruktura apo mbështejta sociale. Kryetarja e Kuvendit dhe zonja Moratti, ish ministre e sukseshme e arsimit, diskutuan edhe për bashkëpunimin universitar mes dy vendeve. Është inkurajuese tha Kryetarja e Kuvendit që mijra të rinj shqiptarë shkëlqejnë në Universitet më në zë të Italisë dhe kjo është një bazë e fortë për rritjen e shkëmbimve në këtë fushë. Duke ndarë të njëjtin mendim me Kryetaren e Kuvendit, Zonja Moratti vlerësoi arritjet e komunitetit shqiptar në Milano, veçanërisht në fushën e biznesit, të cilët kanë ngritur dhe forcuar sipërmarrjet e tyre në këtë qytet, ashtu si në të gjithë Italinë.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›