E Diel, 1 Nëntor 2026

Në një deklaratë të përbashkët gratë parlamentare kërkojnë miratimin e kodeve zgjedhore që sigurojnë një përfaqësim të tyre të paktën 30 për qind në Parlamente

    Parlamentare gra të rajonit të Evropës Juglindore dolën dje një deklaratë të përbashkët, ku u kërkojnë parlamenteve dhe qeverive të tyre, të miratojnë kode zgjedhore, të cilët të formulohen në mënyrë të tillë që një përfaqësim i grave prej 30% të garantohet në Parlamente. Parlamentare gra të rajonit të Evropës Juglindore u takuan në Tiranë në Kryesinë e Kuvendit shqiptar me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, Ambasadorit Robert Bosch. Duke vënë në dukje detyrimet e vendeve për arritjen e standardeve demokratike me qëllim integrimin e plotë në familjen Euro-Atlantike, ato shprehën bindjen se ky përfaqësim nuk është vetëm i domosdoshëm dhe i drejtë, por edhe se ai do të kontribuojë në rritjen si cilësore, ashtu edhe nivelin përfaqësues të parlamenteve. Kryetarja e Kuvendit shqiptar, Jozefina Topalli, theksoi se lufta kundër kancerit të gjirit, parandalimi i dhunës në familje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, çështje kyçe të trajtuara prej saj edhe në turin Gratë për gratë të zhvilluar në një sërë qytete me një pjesëmarrje massive të grave,  duhet të jenë tema kryesore për çdo grua në Shqipëri dhe në rajonin tonë.  Gratë që janë të suksesshme në bizneset dhe familjet e tyre, mund të menaxhojnë me sukses proceset vendimmarrëse dhe shtetin, nënvizoi  ajo. Duke falenderuar Kryetaren  e Kuvendit Jozefina Topalli, për organizimin e përbashkët në  këtij takimi në Kuvend, unë e mirëpres dhe mbështes plotësisht deklaratën e përbashkët të arritur dje nga gratë parlamentare të rajonit. Në kontekstin shqiptar, kjo do të thotë se sinjalet inkurajuese të marra deri tani nga klasa politike mbi këtë çështje duhet të kthehen fuqimisht dhe pandryshueshmërisht në veprime që cojnë në përfaqësim 30% të grave në Kuvendin shqiptar. Unë do të vazhdoj të flas me partitë politike shqiptare në mënyrë që të shohim që kodi i ri zgjedhor të çojë në një rritje të ndjeshme të numrit të grave të zgjedhura si përfaqësuese në  Kuvend, tha Ambasadori Robert Bosch, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Me mbështetjen e Kryetares së Kuvendit dhe të pranisë së OSBE-së në Tiranë, parlamentaret vendosën të krijojnë Forumin e Grave Parlamentare në Ballkanin Perëndimor për një bashkëpunim më të madh dhe fuqizim të mëtejshëm të grave në parlamente.
                                                                                                       
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›