E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Të krijojmë një rrjet rajonal parlamentar për mbrojtjen e fëmijëve.

  Fjala e Kryetares së Kuvendit  në Konferencën: Roli i parlamentarëve për parandalimin dhe reagimin ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Unë ju falënderoj të gjithëve që keni pranuar për të marrë pjesë në këtë konferencë që organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë  në bashkëpunim me IPU.
Unë jam shumë e kënaqur dhe ndihem shumë mirë që IPU ka pranuar për këtë konferencë me një temë shumë të ndjeshme mbi fëmijët.  
Tema për fëmijët besoj se është tema që secili prej nesh ka më shumë për zemër nga çdo gjë tjetër.
Fëmijët kanë të drejtën  të nisin bukur jetën dhe te mos përjetojnë një fëmijëri pa fëmijëri.   Zonja dhe zotërinj,   Shqipëria është sot vendi që pret deputetë  nga vende të tjera për të diskutuar mbi këtë temë dhe është vendi prej 3.3 milion banorësh ka popullsinë  me moshë  më të re në Europë. 52 për qind  e saj janë  nën moshën 24 vjeç. Një e treta e popullsisë është nën moshën 18 vjeç dhe 17 përqind e shqiptarëve janë nën moshën 15-25 vjeç.   Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ka qënë një nga prioritet tona që në fillim të vendosjes së sistemit demokratik, kur në vitin 1992 në ratifikuam Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Të drejtat e Fëmijëve.   Gjatë këtyre viteve pikëpamja mbi mbrojtjen sociale të fëmijëve ka ndryshuar nga njohja e të drejtave të tyre, në respektimin dhe garantimin. Sidoqoftë, trashëgimia e shumë viteve më përpara,shumë e varfër e të kaluarës si dhe problemet ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë kanë përcaktuar edhe drejtimet e politikave sociale të Shqipërisë.   Si rezultat i situatës ekonomike dhe shoqërore si edhe i dukurive që lidhen me tranzicionin, fëmijët u përballën me shumë dukuri kritike që ndikuanë në mohimin, shpesh herë në përjashtimin apo mos respektimin e të drejtave të tyre dhe kjo kryesisht gjatë viteve të para.   Unë ndihem shumë mirë që jemi mbledhur këtu sot, sepse gjithmonë kam besuar se detyra jonë si politikanë e ligjbërës është mbi të gjitha krijimi i kushteve më të mira për fëmijët. Fëmijët janë të parët. Nëse bëjmë më të mirën për fëmijët ne bëjmë më të mirët për gjithë shoqërinë.   Ne duhet të jemi njerëzit më të të vemendshëm ndaj thirrjeve të tyre shpesh të pazëshme. Ne duhet të jemi engjëjt mbrojtës të fëmijëve. Një shprehje e urtë thotë se: ajo çka mësohet në fëmijëri është e gdhendur në gur. Dhe të gjithë ne, të rriturit por mbi të gjitha politikanët kemi një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces gdhendjeje, ndoshta roli më serioz që na kërkohet të luajmë në jetën tonë.   Të krijojmë një botë të përshtatshme për fëmijët nuk do të thotë thjesht të mos kemi luftra. Do të thotë të krijojmë të gjitha kushtet që ata të rriten të shëndetshëm. Do të thotë të krijojmë të gjitha kushtet që ata të edukohen. Do të thotë të krijojmë të gjitha kushtet që të drejtat e tyre të respektohen, do të thotë të përfshijmë idetë dhe dëshirat e tyre në politikat që ne bëjmë çdo ditë dhe në parlament. Do të thotë të ndërtosh një botë ku ata të jetojnë të lumtur.
Shumë kush mund të thotë se ne i dimë se çduan fëmijët. Por të dish nuk mjafton, ne duhet të veprojmë. Të kesh vullnet nuk mjafton, në duhet të zbatojmë dhe kjo duhet bërë çdo ditë ,çdo orë ,çdo minutë.
Momentet më të veçanta të punës sime si Kryetare e Kuvendit janë kur në fillim të çdo seance plenare, salla mbushet me fëmijë e të rinj. Ndihem shumë mirë kur bisedoj me ta, kur dëgjoj pyetjet dhe shqetësimet e tyre, madje edhe vërejtjet. Unë i konsideroj si vërejtjet më të sinqerta dhe që duhen marrë me shumë seriozitet.     Pak ditë më parë salla e parlamentit shqiptar u mbush me qindra fëmijë e të rinj nën thirrjen Ti themi dhunës JO. I thashë atyre se nuk e kisha parë atë sallë më të bukur se atë ditë. Dhe vërtet nuk e kisha parë më të bukur, më aktive dhe më njerëzore se atë ditë. Me fjalët e tyre të thjeshta ata dhanë mesazhet më të rëndësishme   Të nderuar pjesëmarrës,   Çështjet që lidhen me krijimin e një ambienti mbrojtës për fëmijët kanë qenë gjithmonë e më shumë në listën e prioriteteve të Qeverisë dhe Kuvendit. Vetëm gjatë periudhës 20052007, janë nënshkruar dhe ratifikuar 14 marrëveshje dhe konventa për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushat e drejtësisë, bashkëpunimit policor, asistencës ligjore kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, mbrojtjes së viktimave fëmijë të trafikimit, ripranimit të personave, trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike, përgjegjësisë prindërore dhe aspekteve civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve.   Në nëntor 2006, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi Konventën e Këshillit të Europës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në dhjetor të vitit 2006 ne miratuam ligjin Për masa kundër dhunës në marrëdhëniet familjare. Në zbatim të këtij ligji po krijohet edhe rrjeti i koordinuar i institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, lehtësimin e pasojave dhe parandalimin e dhunës në familje. Duke filluar që nga korrik 2007, në strukturat e policisë në nivel qendror dhe rajonal po ngrihen sektorët e mbrojtjes së të miturve dhe dhunës në familje. Po ashtu edhe në sistemin shëndetësor po ngrihet struktura e shërbimit psikosocial për dhënien e  ndihmës viktimave të dhunës në familje.   Në fund të vitit 2007 u ratifikua në parlament Konventa e OKB-së Për të drejtat e fëmijëve:, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë për fëmijë.  Shumë shpejt do të ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual.   Një nga Strategjitë më  të rëndësishme të miratuara se fundmi është edhe Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Fëmijëve dhe Mbrojtjen e Fëmijëve Viktima të Trafikimit 2008-2010 e cila do të zbatohet në bashkërendim të ngushtë me Strategjinë Kombëtare për Fëmijët.Misioni i kësaj Strategjie është që të krijojë politika dhe mjete të aksesueshme për të ndihmuar fëmijët viktima të trafikimit dhe për integrimin e tyre, si edhe fëmijët që ndodhen në gjendje të pafavorshme ekonomiko-sociale dhe që rrezikohen nga trafikimi.   Strategjia Kombëtare 2008-2010 ka për qëllim rritjen e aksesit të fëmijëve në arsim dhe përfshirjen e tyre në shkollë, eliminimin e punës së fëmijëve, ndërtimin rrjetet e sigurisë për fëmijët dhe familjet e tyre.   Të nderuar kolegë,deputete  të ardhur nga parlamente të ndryshme .   Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve e kam vendosur luftën kundër dhunës në familje në qendër të axhendës sime.   Kam shkuar në qytete e fshatra ku kam ftuar gratë ti thonë jo dhunës. Sepse një nënë që vuan në heshtje është një nënë që i transmeton edhe fëmijëve pranimin e dhunës. Dhe shifrat  në një analizë një vjeçare flasin se ato po reagojnë,  612 gra denoncuan dhunuesit e tyre këtë vit pranë organeve kompetente gjë që skishtë ndodhur kurrë më parë.   Duke lexuar këto ditë në një raport të Save the Children ku citoheshin disa fëmijë që punonin në rrugë, një vajzë vetëm 9 vjeç, pyetjes se pse punonte kaq e vogël i ishte përgjigjur: Deri në 4 ose 5 vjeç je fëmijë pastaj je i rritur dhe mund të punosh.   Kjo është drithëruese dhe ndodh kryesisht tek komuniteti i romëve.Megjithëse një propocion shumë të vogël, por ne duhet ta kemi vëmendjen sado pak kur këto gjëra ndodhin sado të kufizuar gjë të jenë në numërne nuk mund ta neglizhojmë.    Kjo nuk duhet të perceptohet më. Mendoj se nuk ka pamje më të hidhur se kur sheh në rrugë një fëmijë që në vend të çantës së librave ka në shpinë një çantë me paketa për ti shitur apo kur sheh një fëmijë që të zgjat dorën e tij të vogël për të lypur. Natyrisht këto gjëra ndodhin në të gjitha vendet e botës. Dhe përballë këtyre ne nuk mudntë heshtim.   Me qëllim reduktimin e numrit të fëmijëve që punojnë si edhe garantimin e funksionimit të sistemit të mbrojtjes së tyre në fillim të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa ndryshime në Kodin Penal. Nenin mbi Keqtrajtimin e të miturve, p

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›