Lulzim Basha merr rikonfirmim për mbështetjen e Shqipërisë në NATO

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha u takua dhe bisedoi gjatë punimeve të Sesionit me Sekretaren e Shtetit amerikan Condoleza Rice, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hoop Scheffer, ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Greqisë, Spanjës etj.
Kolegët Euroatlantike i rikonfirmuan Ministrit Basha mbështetjen e plotë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë para Samitit të Strasburgut.
Gjatë ditës së djeshme Ministri Basha mori pjesë në një darkë të ministrave të NATO-s dhe vendeve të Mesdheut Jugor, në kuadër të dialogut mesdhetar të NATO-s.
Bashkëpunimi i vendeve në kuadër të këtij dialogu për çështje si procesi i paqes në Lindjen e Mesme, lufta kundër terrorizmit dhe pirateria ishin çështjet kryesore të diskutuara gjatë kësaj darke.
Vonë në mbrëmje Ministri Lulzim Basha mori pjesë në darkën Transatlantike të shtruar për ministrat e NATO-s nga Ministri i Jashtëm i Belgjikës Karel de Gyht ku do diskutohen çështje të tjera me rëndësi të Aleancës.
...