E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë nëpërmjet një mesazhi dërguar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

7 dhjetor 2008

“Të nderuar besimtarë myslimanë të Shqipërisë,

Ju uroj përzemërsisht festën e madhe të Kurban Bajramit. Uroj që kjo ditë e sakrificës dhe e ngadhënjimit të devotshmërisë ndaj egoizmit t’ju ketë gjetur më të bindur në ndjenjat e solidaritetit njerëzor, më të devotshëm, më të përkushtuar për të punuar për të ardhmen e familjeve tuaja dhe të atdheut tonë.

Në këtë ditë të obligimit e të sakrificës le të tregojmë më shumë vëmendje për personat më në nevojë dhe të forcojmë vlerat më humane të unitetit, tolerancës, forcës, vëllazërimit dhe bashkëjetësës, cilësi të çmuara të popullit tonë.

Në këtë ditë të shënuar të kalendarit islam uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti të ndriçojnë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›