E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mundëson dërgimin e aparaturave diagnostikuese të tumoreve të gjirit dhe qafës së mitrës në qytete të ndryshme të Shqipërisë ashtu siç kishte premtuar në takimet e turit Gratë për Gratë

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në përvijim të fushatës së saj për kujdes shëndetësor ndaj nënës dhe fëmijës , në bashkëpunim me Presidencën e Rajonit të Puglias, do të bëjë të mundur  dërgimin e aparaturave  diagnostikuese  të kanceritt ë gjirit dhe të qafës së mitrës në qytet të ndryshme të Shqipërisë, siç edhe ka premtuar gjatë takimeve të saj  në kuadrin e turit Gratë për Gratë!
Kryetarja e Kuvendit është takuar  sot në mesditë, për të nisur një fazë të re të angazhimit të saj në këtë fushë  me drejtuesin e programit Intereg 3, Drejtor i përgjithshëm i Presidencës së Rajonit të Puglias, Leonardo Volpicella dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Biseda u fokusua  në masat dhe hapat e ndërmarrë nga Program i qeverisë italiane Interreg 3 në bashkëpunim me qeverinë  shqiptare  për diagnostifikimin e tumorit të gjirit dhe mitrës tek gratë.
Drejtori i programit Leonardo Volpicella vlerësoi si thelbësor në rezultatet e këtij programi, mbështetjen dhe angazhimin e Kryetares së Kuvendit në fushatën e ndërgjegjësimit të rrezikut të tumoreve tek gratë, në shoqërinë shqiptare.
 
"Dua t'ju falenderoj dhe t'ju përgëzoj personalisht dhe në emër të Programit tonë për mbështetjen dhe drejtimin që po i bëni kësaj fushate në çdo qytet të Shqipërisë"- tha zoti Volpicella.
Kryetarja e Kuvendit pasi vlerësoi dhe falënderoi mbështetjen e palës italiane në procesin e diagnostifikimit të tumoreve të gjirit dhe mitrës tek gratë, u shpreh se do të vazhdojë me përkushtim, fushatën e sensibilizimit të grave në cdo qytet të vendit.
 
"Unë do të punoj me të gjithë forcat dhe vullnetin tim si grua, nënë dhe politikane, që aparaturat e mamografisë dhe diagnostfikimit të tumorit të qafës së mitrës, të vendosen dhe ato në qytete, të cilat nuk i kanë.
Në takimet e mia në Elbasan, Sarandë, Fier  e Berat unë u kam premtuar grave se do tu krijojmë të gjitha mundësitë për pajisjen me  aparatura  për diagnozën e këtyre tumoreve, që ato të kenë mundësinë e parandalimit të tumoreve,  sëmundjet më  të rrezikshme për jetën e tyre,  u shpreh Kryetarja e Kuvendit.   Duke theksuar se do të ketë vullnetin e palëkundur në këtë fushatë, Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qëndrimin se një shoqëri e shëndoshë funksionon atëherë kur ka gra të shëndetshme dhe që dinë ta mbrojnë jetën.
 
Nga ana e tij drejtorin i INTERREG 3, zoti Volpicella,  i shpjegoi kryetares së Kuvendit rezultatet e jashtëzakonshme sic i cilësoi ato të projektit në Shqipëri, veçanërisht në mamografinë e gjirit.
"Përmes  një bashkëpunimi shumë të mirë që kemi patur me mjekët shqiptarë, ne kemi arritur të kryejmë 12 mijë mamografi dhe 5 mijë papteste.- u shpreh zoti Volpicella.
Ai theksoi edhe një herë gadishmërinë  dhe angazhimin e palës italiane për të plotësuar premtimin e saj për pajisjen  me aparaturat  e diagnostifikimit te qendrave spitalore të qyteteve të Shqipërisë, fillimisht në ato qytete , ku ky risk është më i madh.                                                                  
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›