Kryetarja e Kuvendit takon Presidentin e Sllovenisë.Presidenti Danilo Turk: Shqipëria në një fazë të re drejt NATO-s dhe BE-së.
Ecuria e Shqipërisë dhe reformat e saj janë impresionuese dhe inkurajuese, u shpreh Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Presidenti slloven Danilo Turk, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare e cilësoi këtë vizitë të tij si një fillim të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve, jo vetëm për shkak të kësaj vizite dhe intensifikimit të bashkëpunimit, por sepse Shqipëria, siç u shpreh ai, tashmë ndodhet në një fazë të re të integrimit në NATO dhe BE.
Ratifikimi nga Sllovenia i MSA-së, i protokollit të NATO-s, njohja e Kosovës, janë shenjë e një përkrahjeje të vendit tuaj për Shqipërinë, tha Kryetarja e Kuvendit dhe Shqipëria e vlerëson shumë këtë mbështetje.
Duke u ndalur në dimensionin parlamentar, Presidenti Danilo Turk e cilësoi atë si thelbësor në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Nuk është rastësi tha ai, që grupi parlamentar i miqësisë Slloveni-Shqipëri ka në përbërje Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes. Kjo do të thotë bashkëpunim konkret në etapën e re në të cilën ndodhet Shqipëria drejt NATO-s dhe BE-së.
Kemi dy dekada që bashkëpunojmë dhe më vjen mirë që marrëdhëniet ekonomike po vihen në focus, tha Presidenti slloven, duke shtuar se media sllovene këto ditë kishte intervistuar disa biznesmenë sllovenë që punonin në Shqipëri, të cilët ishin shprehur shumë të inkurajuar nga mirëfunksionimi i sistemit ligjor fiskal dhe klima e krijuar për biznesin
Reformat në sistemin fiskal kanë qenë prioritet i ynë, theksoi Kryetarja e Kuvendit. Ulëm shpenzimet, rritëm të ardhurat dhe u fokusuam në investime, veçanërisht në infrastrukturë. Falë luftës ndaj korrupsionit dhe informalitetit çdo vit të ardhurat janë rritur me 23 përqind, shërbimet për biznesin janë online dhe gjithcka është transparente.
Tashmë, pas kalimit me konsensus të disa ndryshimeve kushtetuese, kodit elektoral dhe ngritjes së organeve që do të administrojnë zgjedhjet, prioritet mbetet sistemi i drejtësisë. Kryetarja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë fokusi kryesor, dhe baza infrastrukturore si Kartat e Identitetit, Pasaportat bimetrike apo regjistri elektronik i zgjedhësve po funksionon dhe angazhimi është maksimal për të realizuar një proces të lirë, të ndershëm e me standarte. Biseda më tej u përqendrua në çështjen e liberalizimit të vizave. Lëvizja e lirë është një e drejtë njerëzore tha Presidenti slloven dhe unë shpresoj që BE-ja të njohë arritjet impresionuese të Shqipërisë, në mënyrë që të përshpejtojnë me procesin e liberalizimit të vizave. Liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për shqiptarët që kanë vuajtur shumë gjatë në izolim, tha Kryetarja e Kuvendit. Ata meritojnë të lëvizin të lirë dhe ne jemi të angazhuar maksimalisht në këtë çështje. Kryetarja e Kuvendit i përcolli përmes Presidentit të Sllovenisë, përshëndetjet për Kryetarin e parlamentit slloven, ndërsa Presidenti i sllovenisë theksoi se do të ishte një kënaqësi një vizitë e Kryetares së Kuvendit në Slloveni.