V E N D I M PËR LIRIMIN DHE MANDATIMIN E DISA ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT
V E N D I M
PëR
LIRIMIN DHE MANDATIMIN E DISA ANëTARëVE Të KëSHILLIT KOMBëTAR Të KONTABILITETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 20, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lirimin nga detyra e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, të znj.Lindita Lati, për shkak të përfundimit të mandatit, dhe të z.Skënder Uku, për shkak të emërimit të tij në një detyrë tjetër, jashtë sistemit të financave.
2. Mandatimin, si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, të:
- Z. Federik Cucllari, propozuar nga Universiteti ”Fan S. Noli”, Korçë;
- Znj.Arjana Dyrmishi, propozuar nga ministri i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ”Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/01/2010