Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek : Liberalizimi i vizave do të jetë i mundur në korrik të vitit 2010.
Kyetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek pas takimit dhanë një konferencë për mediat, ku u konfirmua mbështetja e Parlamentit Evropian për qeverinë dhe institucionet shqiptare në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Presidenti Buzek tha se liberalizimi I vizave do të jetë i mundur në korrik të këtij viti. Ai nënvizoi njëkohësisht se bojkoti është një veprim i keq, shumë i keq, që nuk mundëson bashkëpunimi mes palëve, në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Deklaratë e përbashkët për mediat
Kryetari i Parlamentit Evropian
Ne kemi marrëveshjen tonë të Bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si dhe midis dy parlamenteve, Parlamentit Euripan dhe atij shqiptar. Ky bashkëpunim është i nevojshëm dhe ne besojmë se të dy palët janë shumë serioze në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Do të doja gjithashtu të uroja vendin tuaj për anëtarësimin në NATO, arritja juaj e fundit nëntë muaj më parë. Është një ndryshim i madh. Ne e dimë shumë mirë sa e rëndësishme është kjo për Shqipërisë dhe për vendet anëtare të NATO-s të kenë një vend më shumë nga kontinenti Europian.
Ne jemi gjithashtu duke menduar për të ardhmen e gjithë Ballkanit Perëndimor, kështu që ju falënderoj shumë për bashkëpunimin tuaj në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimit rajonal i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në këndvështimin tonë. Ne do të donim të mbanim ekuilibrin dhe paqen në këtë rajon për të ecur kështu drejt anëtarësimit të vendeve të këtij rajoni.
Një nga çështjet më të rëndësishme në diskutimet midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është diskutimi në nivel Parlamenti. Nga kjo pikëpamje është e nevojshme që
Parlamenti në Shqipëri të punojë si një Parlament i plotë dhe efficient. Ne dëshirojnë të kemi bisedime konstruktive mes Parlamenteve gjatë gjithë kohës dhe ndoshta çështja më e rëndësishme është liberalizimi i vizave. Unë mund të them nga ana ime dhe mesa kam dijeni nga negociatat sot, kjo do të jetë e mundur në korrik të vitit 2010, pra në gjysmën e vitit dhe une e di shumë mirë sa e rëndësishme është kjo për qytetarët shqiptarë dhe për politikanët shqiptarë për tu treguar qytetarëve të tyre se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi të shumë të hapur për këtë. Faleminderit që erdhët në Parlamentin Europian, sepse pa bisedime nuk mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Ne kemi diskutime konstruktive dhe siç mund ta kuptoni fjalia e fundit është e njëjtë me atë në fillim. Faleminderit shumë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli:
Faleminderit Zoti President.
Dëshiroj të falenderoj Presidentin Buzek për ftesën e bërë Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, dhe gjithashtu faleminderoj për ndihmën që vetë presidenti por edhe Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre ditëve të vështira të përmbytjes.
Falenderoj gjithashtu ndihmën konkrete që Komisioni Evropian i ka dhënë dhe do të vazhdojë ti japë Shqipërisë.
Për mua kjo është një vizitë shumë e rëndësishme sepse ne jemi tani këtu pas hyrjes në fuqi të MSA-së disa muaj më parë, që do të thotë se ne kemi marrëdhënie të reja, më të forta midis njëri-tjetrit.
Unë dëshiroj të falënderoj Presidentin Buzek për gatishmërinë e tij veçanërisht tani që Parlamenti Evropian ka më shumë autoritet dhe është një forcë drejtuese në të gjitha proceset e Bashkimit Evropian.
Për këtë arsye , me këtë autoritet që ka, Presidenti Buzek dhe Parlamenti Evropian unë jam shumë e bindur se ne kemi një mbështetje edhe më të fortë nga Parlamenti Evropian për të përfunduar këtë proces urgjent, procesin e liberalizimit të vizave. Fjalët që Zoti President tha më parë, janë shumë inkurajuese për të gjithë ne shqiptarët, për të cilët liberalizimi i vizave është dicka shumë e rëndësishme.
Pyetje: Si e vlerësoni situatën e fundit në Shqipëri dhe mendimi juaj për reformat që po ndërmerren për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian.
Kryetari i Parlamentit evropian
Ne vlerësojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës për evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikuara dhe siç tha zonja Kryetare disa minuta më parë, e gjitha kjo mbështetet gjerësisht nga Parlamenti evropian. Është një situatë tipike ku ne do të tregojmë ndihmën dhe mbështetjen tonë në këtë rast.
Përsa i përket procesit të regjimit të vizave nga Parlamenti evropian ekziston mbështetja e plotë për këtë dhe siç është bërë publike edhe në deklaratat tona, nuk ka asnjë çështje për të diskutuar në këtë pikë.
Ne gjithashtu mbështesim negociatat për këtë qëllim. Unë do të doja gjithashtu të nënvizoja se Parlamenti Evropian e vlerëson shumë të rëndësishme që në Parlament të ndërmerren reforma për të luftuar krimin e organizuar dhe kjo është e domosdoshme edhe për vetë vendet anëtare të BE-së, ashtu sikurse e pohoi dhe vetë zonja Kryetare, edhe kryeministri Berisha që e kam takuar disa herë në takime ndërkombëtare.
Ne kemi ndërmarrë shumë reformat për të gjithë vendet e BE-së, sipas programit tonë të Stokholmit dhe në këtë pikë edhe kërkesa për palën e ftuar për të bërë reforma për të ndryshuar disa gjëra, është shumë e rëndësishme gjithashtu. Kështu në shumë këndvështrime do të thoja që deklarata është optimiste.
Pyetje:
Kemi një problem të vogël me Shqipërinë që ka të bëjë me bojkotin e opozitës në Parlament, që është një shqetësim që e ka shprehur edhe vetë PE, sa të shqetësuar jeni ju sot?
Kryetari i Parlamentit evropian
Unë do të thoja diçka nga këndvështrimi im,
Nëse nevojiten të ndryshohen shumë gjëra në vendin tuaj ashtu sikur dhe në vende të tjera, në të vërtetë nevojitet një bashkëpunim midis opozitës dhe pozitës. Ne e dimë se gjithnjë ka tensione ndërmjet koalicionit (pozitës) dhe opozitës, si në çdo vend demokratik ekziston kjo, por një lloj bashkëpunimi është i domosdoshëm, specifikisht në këto momente kur të dyja palët pozita dhe opozita në Shqiperi duan të hyjnë si shtet në BE.
Pra në këtë pikëpamje, duke qenë përgjegjëse, bojkote të tilla janë shumë të këqija (të dëmshme), sepse nuk jep shumë mundësi për të bashkëpunuar.
Kryetarja e Kuvendit
Si Kryetare e Kuvendit e kam përsëritur dhe sdo të rresht së përsërituri në faktin se ata kanë të gjitha hapësirat për të ardhur në Parlament për të diskutuar dhe për të ngriitur komisione hetimore për çdo gjë që është në përputhje me ligjin dhe me kushtetutën.
Në Kuvend ne kemi arritur dhe do të arrijmë dhe për këtë jam e sigurt, kompromise dhe negociata shumë të rëndësishme.
Ndaj edhe shfrytëzoj rastin për të ftuar që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve, për të respektuar mandatin që i kanë dhënë shqiptarët për liberalizimin e vizave për integrimin e Shqipërisë në BE dhe mbi të gjitha për të gjitha reformat e tjera dhe sfidat e rëndësishme që kemi përpara.