E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË NDIHMËS SHTETËRORE

V E N D I M 

PëR 

NGRITJEN E KOMISIONIT Të NDIHMëS SHTETëRORE
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të neneve 16 dhe 34, pika 1, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore me këtë përbërje:
 
-        Z. Dritan Prifti                                 kryetar, 
-        Znj. Mimoza Dhëmbi                    anëtar,  
-        Z. Arben Ndoci                               anëtar,
-        Z. Gjergj Thomai                            anëtar,
-        Z. Zef Preçi                                     anëtar.
 
2.     Anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, dhe masa e shpërblimit të jetë 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për çdo mbledhje.
 
3.     Fondet e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti i shtetit për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
 
4.     Vendimi nr.182, datë 21.03.2006, i Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
 
5.     Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA13/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›