E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia, vendi i pestë që ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

    Parlamenti polak ratifikoi sot Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ratifikimi i Protokollit nga Parlamenti polak u realizua brenda një kohe të shkurtër, ashtu  sikurse i kishte premtuar Kryetares së Kuvendit te Shqipërisë, Jozefina Topalli Kryetari i Parlamentit polak, zoti Bronislav Komorovski.   Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, menjëherë pas këtij lajmi, i ka dërguar Kryetarit të Parlamentit polak, Komorovski një letër falenderimi, ku ndër të tjera shpreh mirënjohjen në emër të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i jep Shqipërisë gjatë rrugës së integrimit euro-atlantik. Në letër gjithashtu Kryetarja e Kuvendit vlerëson impenjimin personal të zotit Komorovski, në përshpejtimin e procesit të ratifikimit.   Polonia, bëhet kështu vendi i pestë që ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Letonisë dhe Lituanisë.
       
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›