Kryetarja e Kuvendit: Nënë Tereza i dha një dimension universal fjalës nënë, duke tejkaluar rrafshin biologjik."
"E ndjej veten të privilegjuar si grua, si nënë dhe si shqiptare. Ajo ishte edhe nënë. Bota e njeh si Nënë Tereza. Në të vërtetë, ajo me jetën e saj i dha një dimension universal fjalës dhe realitetit të nënës.
"Me të, fjala nënë tejkaloi rrafshin biologjik, tha sot Kryetarja e Kuvendit në simpoziumim për Nënë Terezën Eja, ji drita ime, që u organizua nga nga Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë me rastin 100 vjetori të lindjes gruas së madhe në mjediset e Universtitetit Zonja e Këshillit të Mirë.
Në këtë simpozium, ku ishin të pranishëm zonja Liri Berisha, e cila udhëheq Fondacionin Nënë Tereza, Presidenti i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, Nunci apostolik në Tiranë Imzot Ramiro Molner Ingles, I ngarkuari për ndjekjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit, Atë Brian Kolodiejchuk, misionarja e Nënë Terezës, Ancila Kërnahaj, e të tjerë, Kryetarja e Kuvendit tha:
Shumë të Nderuara Shkëlqesi Ipeshkëvinj,
Zonja dhe zotërinj,
Vëllezër dhe motra, E ndjej veten shumë të privilegjuar të drejtoj një fjalë përshëndetjeje në këtë simpozium të organizuar për Nënë Terezën.
E ndjej veten të privilegjuar si grua, si nënë dhe si shqiptare. Si grua, sepse nënë Tereza ka qenë simboli i gruas, e cila di të jetë e tillë deri në fund. Ndryshe nga shumë modele, që sot duan ti imponohen përfytyrimit njerëzor. Me vullnetin dhe këmbënguljen e saj, Nënë Tereza diti të jetë një shembull se si njeriu, edhe pse i brishtë e i vogël, është i aftë për gjëra të mëdha dhe përfundimtare. Ajo ishte një grua që me sigurinë e saj, iu imponua e, nuk pati frikë as udhëheqës shtetesh e njerëz të fuqishëm, kur ishte fjala për të mbrojtur vlerat e jetës e të familjes.
Ajo ishte edhe nënë. Bota e njeh si Nënë Tereza. Në të vërtetë ajo me jetën e saj i dha një dimension universal fjalës dhe realitetit të nënës. Me të, fjala nënë tejkaloi rrafshin biologjik. Ajo u bë nëna e të gjithëve e, në mënyrë të veçantë, nëna e të varfërve ndër më të varfërit. Ajo mori në krahët e saj foshnjën që ishte në çastet e para të jetës, sikurse e shohim edhe në këtë poster këtu pas krahëve tona dhe u bë nënë për shumë të braktisur e të lënë menjanë, por përqafoi edhe ata që ishin në muzgun e jetës duke i dhënë buzëqeshjen dhe afërsinë që vetëm zemra e një nënë di të japë, duke u bërë për ta dritë për rrugën në banesat e amëshuara. Nënë Tereza ishte një grua shqiptare. E kjo është arësyeja e tretë, pse sot ndjehem e privilegjuar dhe krenare. Ajo na bën krenarë me jetën dhe veprën e saj. Gjon Pali II në vizitën e tij historike këtu e 18 vjet më parë e përsëriti nga ballkoni i Arqipeshkëvisë së Shkodrës: përshëndes këtë bijë të përvujtë të popullit shqiptar. Ajo lindi dhe u rrit në një familje shqiptare, katolike. Nga ato familje të thjeshta, por plot besim në Zotin dhe me dashuri për njeriun, e në veçanti për të vobektin. Aty në gjirin e familjes dhe në lutjet e para që mësohen kur je fëmijë, prej nanës a prej gjyshes, ajo ndjeu zërin e thirrjes së atyre që kanë nevojë. Sot ne krenohemi me të. Unë shpresoj që edhe emri i saj të krenohet me ne shqiptarët që aq shumë kemi vuajtur.
Fjalët e saj janë gjithmonë aktuale , pse jo edhe për politikën.
Ajo na mësoi se nëse ne do të shohim vetëm anët negative të jetës ne biem në dëshpërim. Por nëse ne do të kemi vullnetit të shohim e të kuptojmë gjithçka të bukur që ndodh, gjithçka të mirë që kemi rrotull ne do të jemi të aftë të transformojmë veten dhe vendin". Unë jam e bindur se gjaku shqiptar ndër deje, e ndjesia e amësisë brenda saj, është ajo që e ka bërë Nënë Terezën simbolin e dashurisë, dhembshurisë, vetmohimit, simbolin e paqes jo vetëm për kombin shqiptar, bijë e së cilit ishte, por për mbarë njerëzimin. Nënë Tereza nuk imponoi askënd, por përmes dashurisë dhe devocionit, ajo i bëri njerëzit të kuptojnë se, përmes përulësisë, ngrohtësisë dhe faljes së dashurisë, gjithkush mund të zbulojë brenda vetes anën humane, dinjitetin, lumturinë. I uroj punë të mbarë këtij simpoziumi mbarëshqiptar dhe njëherë faleminderit për mundësinë, që mu dha të flas për këtë grua kaq të madhe për botën dhe për ne shqiptarët.