Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takimin vjetor të BERZH në Kroaci
- Kryeministri Berisha u nis pasditen e sotme për në Zagreb, Kroaci, për të marrë pjesë në Takimin e 19-të vjetor të BERZH (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në Forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje
Kryeministri Berisha u nis pasditen e sotme për në Zagreb, Kroaci, për të marrë pjesë në Takimin e 19-të vjetor të BERZH (Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në Forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje, pjesë e këtij evenimenti.
Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në diskutimet mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë këtij takimi do të merren dhe vendime të rëndësishme mbi strategjitë e viteve në vijim të BERZH-it.
Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilateral, si dhe do të marrë pjesë në takimin informal, pjesë e aktivitetit, mes 19 vendeve ndër të cilat Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia etj.
13/05/2010