E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Mladenov: Dialogu duhet të bëhet brenda parlamentit dhe në respekt të ligjeve të vendit.

Heqja e vizave për qytetarët shqiptarë ishte çështja kryesore e bisedës mes Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministrit të jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Mladenov. Ministri Mladenov tha se, vendimi për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së do të merret së shpejti, bazuar në një raport pozitiv të Komisionit. Në takimet edhe me komisionerët e BE-së, tha ai , kemi diksutuar mbi arritjet dhe hapat e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave. Kryetarja e Kuvendit tha se, ne mbështesim të gjithë deklaratat e bëra nga Komisioneri i zgjerimit Fule, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës. Duke u ndalur në situatën e fundit politike në Shqipëri, Ministri Mladenov përcolli mesazhin dhe qëndrimin se: dialogu politik duhet të bëhet brenda parlamentit dhe sipas ligjeve të vendit. Kjo është në inters të Shqipërisë, theksoi ai. Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Mladenov dhe mbështeti këtë qëndrim që vjen në vazhdën e deklaratave të zotit Fule, i cili tha se gjithçka duhet të bëhet në respekt të Kushtetutës, insitucioneve e gjykatave, si dhe vijim të deklaratës së Komitetit Presidencial të KiE, që i kërkoi Zotit Rama ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi personalisht zotin Mladenov për firmosjen e letrës dërguar BE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë. Ne vlerësojmë këtë mbështetje konkrete siç vlerësojmë gjithcka që ju, qeveria dhe parlamenti bullgar ka bërë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në hapat drejt BE-së, tha ajo.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›