Kryetarja e Kuvendit takim me studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan: "Në mandatin tonë të dytë investimet në arsim do shkojnë në 6 përqind të buxhetit të shtetit."
"Në mandatin tonë të dytë investimet në arsim, do shkojnë në 6 % të buxhetit të shtetit, nga 4 % që janë aktualisht. Tek mësuesi dhe nxënësi, do të fokusohen politikat tona arsimore Me këtë mesazh, iu drejtua sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, studentëve të Konviktit të Universitetit Aleksandër Xhuvani, në qytetin e Elbasanit.
Në këtë univesitet janë investuar mbi një million e gjysëm dollarë dhe së shpejti Kryetarja e Kuvendit tha se do të ndërtohet, dhe një konvikt i ri.
Kjo ditë është e veçantë, sepse është shumë pranë festës së qytetit tuaj dhe më lejoni me këtë rast, tju uroj ju dhe familjeve tuaj: Gëzuar festën!
Eshtë një koençidencë e bukur sepse kanë mbetur vetëm pak ditë nga Samiti i Natos në Strasburg, ku Shqipëria do ta shikojë veten anëtare fuqiplotë, me të drejta dhe obligime te njejta si faktoret e tjerë kryesor, global politik, ekonomik dhe militar boteror.
Kjo është një ngjarje historike Të dashur studentë Në këtë takim dua tju përcjell dy mesazhe të shkurtra
Secili prej jush është në atë fazë të jetës ku vendosni se çfare do të bëni me jetën tuaj, me karierën tuaj me ato që do të jenë angazhimet tuaja. Dhe paralelisht me këtë, është shumë e rënëdësishme se çfarë shteti ka bere per tju mbështetur dhe cfarë do te bëjme në inkurajimin e ambicjeve tuaja pozitive për karrierë, për tu përfshirë në jetën ekonomike, në biznes, në jetën publike, dhe pse jo, në nivelin më të lartë, atë të vendimarrjes. Si Kryetare e Kuvendit ndihem shume mirë dhe krenare për shumë gjëra që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe, por mbi të gjitha, jam krenare që ne kemi trajtuar si prioritet arsimin, shkollën, mësuesin, studentin dhe investimet në këtë fushë. Lexova para disa ditësh një qëndrim të Presidentit amerikan Obama që fliste për arsimin, duke e konsideruar këtë si një nga sfidat kryesore të këtij kombi të madh. Duke lexuar ndjeja në qëndrimin e tij të njëjtën sintoni me atë doktrinë që ne kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Ndihem mirë se pavarësisht nga problemet që Shqipëria ishte duke kaluar ne nuk vendosëm që të trajtojmë, të përballemi me sfidat një nga një, përkundrazi Ne kemi marrë në 2005-ën një vendim jashtëzakonish, të rëndësishëm , por fort të vështirë: Të përballemi më sfidat, që ky vend ka në të gjitha drejtimet.
Me sfidën e zhvillimit ekonomik, që është parësore, që është jeta ekonomike, e çdo qytetari e çdo familjari. Të përballemi me sfidën e integrimit. Dhe ne sot mund të themi, që kemi realizuar ëndrën më të madhe, integrimin në NATO.
Të përballemi me sfidën e arsmit, që është absolutisht investimi me të cilin kurrë nuk humbet.
Të përballemi me sfidën e përmirësimit të infrastrukturës në vend, dhe e kemi bërë mirë.
Ne i kemi ndryshuar fytyrën Shqipërisë
Sot padyshim mund të themi që ne të gjithë bashkë, ia kemi ndryshuar fytyrën Shqipërisë.
E kemi futur në NATO. Kemi përmirësuar infrstrukturat dhe, kemi bërë që të kemi një rritje ekonomike të lakmueshme për vendet e tjera me zhvillim ekonomik të fortë. Megjithatë në të gjithë progresin që kemi arritur në të gjitha fushat, ajo që unë kam më për zemër është, se ne kemi dyfishuar buxhetin në arsim
Unë mund të them me siguri, se asnjëri prej nesh, nuk e di me siguri, ku ndalet influenca që shkolla dhe mësuesi ka në secilin prej nesh, në të gjithë jetën.
Është e paimagjinueshme forca e ndikimit qe ka tek ne mesuesi dhe shkolla.
Dhe unë ndihem mirë që mësuesve ia kemi dyfishuar rrogat Por ju them më siguri, në qoftëse ne rritëm nga 3 përqind në 4 përqind buxhetin për arsimin në mandatin e parë, në mandatin e dytë do të jetë në 6 përqind. Mësuesi dhe nxënësi do të jenë pikat kryesore, ku do të fokusohen politikat tona arsimore.
"Unë, tha Kryetarja e Kuvendit, jam shumë e kënaqur për ftesën që ju më keni bërë dhe falenderoj në mënyrë te veçantë vajzat dhe studentet organizatore të këtij takimi.