E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit i bën thirrje banorëve të komunave të aplikojnë për kartat e identitetit.

    Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje sot banorëve të komunave të shkojnë për të aplikuar për kartat e identitetit, standart kryesor për një vend anëtar të NATO-s.   Në takimet me banorët e Bushat dhe Dajçit Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë proces, si moment dinjiteti për çdo qytetar.   Të  mos  hezitojnë ata  që ende nuk kanë shkuar për të marrë kartën e identitetit dhe janë pa pasaporta, ju lutem, shkoni dhe merrni kartat e indetitetit !  Karta ju shërben për ditën e votimit, e cila është ndër ditët më të të rëndësishme, ku ju mund ti jepni një hov tjetër, zhvillimit të komunës suaj dhe tërësi Shqipërisë.
Merrja e kartës është moment dinjiteti për çdo qytetar. Ne jemi të sigurt që me kryetarin, administratën, me kryepleqtë ju do të bëni të mundur që për një periudhë shumë të shkurtër ta mbyllni aplikimin dhe pastaj shpërndarjen e këtyre kartave.
Në komunën e Bërdicës Kryetarja e Kuvendit vizitoi gjendjen civile të komunës, ku ndaloi dhe në qendrën e aplikimit të kartave të identitetit.
Kryetarja e Kuvendit, shoqëruar nga autoritet e komunës vlerësoi punën në këtë qendër, e cila funksionon me të gjitha kushtet teknologjike, si qendrat e IT, në çdo qytet tjetër të Shqipërisë.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›