E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit:"

    Kur nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO jemi vetëm pak orë larg dhe MSA sapo ka hyrë në fuqi,  Kryetarja e Kuvendit vijon të takohet me banorë të komunave të ndryshme për të ndarë me ta,  gëzimin e këtyre ngjarjeve madhore.   Në komunat Bushat, Dajç e Bërdicë në Shkodër, Kryetarja e Kuvendit tha se të gjithë ne duhet të ndjehemi krenarë,  kur zbatimi i MSA- bën të mundur nga sot që,  produktet dhe prodhimet shqiptare të jenë  pjesë e tregut te BE-së.  Falë zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me BE-në.   Në këto pak orë të mbetura nga numërimi i momentit të anëtarësimit në NATO, Kryetarja e Kuvendit tha se kjo ngjarje madhore, sublime për historinë kombëtare, e klasifikon Shqipërinë, si vendi i progresit, si vendi që e kanë besuar dhe mbështetur  të gjitha parlamentet , qeveritë e BE-së dhe NATO-s.   Këto vite kanë qenë vite të një vrapi të paimagjinueshëm, vite të vrapit të reformave në fushën fiskale, të drejtësisë, të ekonomisë,  të privatizimit.
Janë të shumtë ata që më pyesin sesi ka mundësi që për tre vjet të ndryshojë sjellja e ndërkombëtarve ndaj Shqipërisë, ndaj lidershipit të tij; si ka munësinë ti hapen dyert e Francës, Gjermanisë, Italisë, të takosh kancelaren Angela Merkel, të takosh presidentit Sarkozi, presidentit Bush, e shumë personalitete të tjera. Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë?
Ajo që ka ndodhur është që qeveria jonë aktuale, maxhoranca aktuale u kishte premtuar shqiptarëve;  dhe ajo u tregua serioze dhe e përgjegjshme në premtimet e saj.
Ajo që ka ndodhur është që me reformat, qeveria dhe maxhoranca nuk kanë ecur me marshin e dytë, por me marshin e tretë ndonjëherë edhe me të katërtin. Dhe  kjo është arsyeja themelore, pse sot hyn në fuqi marrëveshja e MSA-së, një tjetër marsh më përpara, më i fuqishëm, në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE..
Ne ndihemi mirë, krenarë; në fakt kemi bërë vetëm detyrën tonë. Kemi mbajtur vetëm premtimet tona që ky vend është shdërruar në vendin me rritje ekonomike më pozitive, në krahasim me  vendet e tjera që janë të përfshira në një stuhi të një krize globale të paimagjinueshme.
Ne ndihemi mire që fytyra e Shqipërisë ka ndryshuar nga maja më e lartë e veriut deri në pikën më të ulët të jugut. Në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka rrugë, nuk ka aks rrugor , që nuk është shtruar dhe asfaltuar.
Pas 3 ditësh, ne do të jemi në Tiranë, do të jemi në çdo qytet për të parë flamurin shqiptar të valvitet së bashku me flamurin e NATOs.
Me këtë rast Shqipëria dëshmohet si vendi që përmes reformave, progresit ka marrë admirimin e aleatëve më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ne  falenderojmë këta të rinj, për të cilët, me këto marrëveshje të rëndësishme, perspektiva është e garantuar, është shumë e sigurt, por në mënyrë të veçantë, duam të përshëndesim prindërit tuaj, nënat, gjyshërit, baballarët që kanë sakrifikuar një jetë të tërë , që janë munduar dhe cfilitur.
Është  në sajë të mundit, të besimit, të sakrificës së tyre, që sot ne shohim vendin tonë në NATO dhe të mund të shohim vendin tonë drejt BE-së- u shpreh Kryetarja e Kuvendit".
Në komunën e Bushatit, model për  realizimin e investimeve të shumta, Kryetarja e Kuvendit veçoi ndërtimin e nënstacioni 20 mijë kilovat me vlerë 1.7 milionë euro.Duke vlerësuar punën e komunës, ajo u shpreh:
"Një  kontribut i rëndësishëm në këto realizime janë vetë investimet e bëra nga vetë komuna. Në infrastrukturë e Bushatit janë asfaltuar 21 km, pyesni pak në Tiranë, a janë asfaltuar 21 km? Le të marrë shembull, si nga kryetari i komunës suaj, si nga kryetarët e komunave të tjera , që kanë një numër shumë të madh kilometra rrugë të asfaltuara, të shohë sesa janë asfaltuar në qytetin e Tiranës!
Shikoni qendrën e komunës këtu, është e asfaltuar, shkoni në sheshin Skënderbeu- sheh vetëm gropa, llaç, ujë, ku nuk kalon dot makina.
Shumë shpejt Bushati do të përfshihet në një projekt prej 2 milionë eurosh të tjera në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga nënstacioni, në gjithë territorin e komunës së Bushatit. Ai do të jetë investimi më i madh në komunën e Bushatit dhe kështu do të fillojë puna për ndërtimin e  një hidrocentrali,  investim prej 160 mijë euro që vjen nga  nënshkrimi i një marrëveshje koncesionare me Austrinë.
Kur ndonjëherë ka ndodhur që marrëveshje kaq të shumta, me vlera kaq të mëdha koncesionare ose jo, të realizohen në vendin tonë? Kur ndonjëherë ka ndodhur që një komunë të përdorë  në fshatrat e veta investime në rrugë, në kanalet vaditëse, në energjinë elektrike, me vlera prej 4-5 milionë euro.
Ne ndihemi mirë që sot ,ndryshe nga tre vite më parë, komuna juaj ka 24 orë energji elektrike, dhe si komuna juaj e gjithë Shqipëria ka energji elektrike.   Më tej gjatë, Kryetarja e Kuvendit tha se ekziston një ndryshim i madh mes premtimeve të mbajtura të maxhorancës së djathtë dhe retorikës politike, pa bukë, të opozitës.
Ne gjatë kësaj periudhe kemi sjellë besimin për ndryshim, kemi sjellë progresin, kemi qenë seriozë dhe ju na keni besuar. Pala tjetër sjell vetëm panik, flet për gjëra të çuditshme, vetëm mashtron.
 Ka gjë më të sukseshme në qeverisjen e kësaj periudhe, sesa ulja apo përgjysmimi i taksave apo edhe kalimi i tyre në një nivel 10 për qind, siç nuk i kanë , shumë vende të tjera.
Ka ndonjë vend tjetër si Shqipëria të ketë nivelin më të ulët të taksave! Nga ana tjetër çfarë ndodh? Ndërkohë që jemi të rrethuar, e përsëris, nga stuhia më e vështirë e një krize ekonomike globale dhe  vendi ynë vazhdon të ketë rritje ekonomike, Bashkia e Tiranës është e vetmja bashki, që rrit taksat. Kjo është një papërgjegjshmëri e paimagjinueshme. Megjithatë, ne do të vazhdojmë politikën tonë, investimet tona.
 Një gjë është e sigurt se gjatë kësaj periudhe për të realizuar këto reforma, natyrisht kemi pasur momente shumë të vështira;  gjetëm një vend ku ishin ngulitur grupet kriminale, grupet mafioze, ku ishte vendosur sistemi i kleptokracisë, ku vendi ishte kthyer në një kënetë; por ne ia dolëm të bëjmë ndryshim rrënjësor.
Në fillim kur ne mendonim sesi do të vendosnim shinat, mbi të cilat do të marshonte  lokomotiva e ndryshimit, kuptuam shumë shpejt se përpara se të vendosnim shinat, ne duhet të thanim kënetën. Kështu që, ne thamë kënetën, vendosëm shinat dhe nisëm lokomotivën për marshim. Tani ne duhet të rrisim shpejtësinë e saj  dhe për këtë, ne kërkojmë mbështetjen tuaj. Ju falenderojmë  për të gjitha këto vite mbështetje, për  të gjithë besimin, shprehur në të gjitha votat që na keni dhënë.   Në komunën e Bërdicës Kryetarja e Kuvendit u ndal më së shumti në reformat që qeveria vazhdon të ndërmarrë në arsim.   Investimi më I rëndësishëm dhe që unë e kam shumë për zemër, është arsimi. Kur erdhëm në vitin 2005 fondi që kalohej për arsimin ishte vetëm 2 per qind e buxhetit, ndërsa sot kemi një buxhet dyfish që shkon në 3.3 miliardë dollarë.
Ska kënaqësi më të madhe për mua, sepse në çdo fshat, komunë që unë shkoj, shoh  laboratorë kompjuterikë, ku fëmijët tuaj ulen në internet dhe navigojnë, duke marrë  informacione të shumta dhe të ndryshme.
Ky është zhvillimi, ky është progresi, kjo është mosha e internetit. Mua më vjen mirë që kjo është bërë e mundur.
Duke e krahasuar me vitin 2005 ne e kemi cuar në 3200 të rinj për 100 mijë banorë, mesataren e atyre që mbarojnë gjimnazin dhe shkojnë në universitet. Ndërkohë që mesatarja e Gjermanisë është 4 mijë studentë për 100 mijë banorë. Në mandatin e  ardhshëm ne do të arrijmë standartet e BE-së për numrin  e studentëve që frekuentojnë universitetet. Ne kemi dyfishuar pagat e arsimtarëve, natyrisht kjo rritje është gjëja më e prekshme, më ndjeshme që ndikon direkt në mirëqenien e çdo familjeje. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të shikosh arsimtarët që tashmë kanë dinjitet. Nuk është thjesht paraja, dyfishimi i rrogave që i kemi dhënë atyre. Ne i kemi dhën

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›