Zëvendëskryeministri Pollo pret delegacionin e Komisionit Europian, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit dhe Zgjerimit Michael Leigh
Sot, Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo pati një takim me delegacionin e Komisionit Europian, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit dhe Zgjerimit në Komisionin Europian, z. Michael Leigh. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori I Delegacionit të KE-së në Shqipëri, z. Helmuth Lohan.
Z.Pollo foli për përparimet e Shqipërisë në fushën e koordinimit të donatorëve, aspekt ku Shqipëria luan një rol të rëndësishëm e drejtues.
Gjithashtu, z. Pollo e informoi për ecurinë e reformave dhe zbatimin e strategjive në fusha të ndryshme.
Biseda u fokusua në arritjet e deritanishme në zbatimin e strategjisë antikorrupsion, si dhe masat për të ardhmen.
01/04/2009