Presidenti Topi përmbyll vizitën zyrtare dyditore në Mbretërinë e Danimarkës.

1 prill 2009
Kopenhagen
Danimarkë
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati një vizitë pune në Qendrën Kërkimore e Studimore të Burimeve Alternative të Energjisë, RISǾ, ku u interesua dhe u njoh nga afër me punën e kësaj qendre në fushën aq të rëndësishme të energjitikës. Gjatë kësaj vizite u diskutua gjetja e burimeve alternative të energjisë, si dhe u piketuan mundësitë për të rritur e tërhequr investimet daneze në vendin tonë në këtë fushë.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit vizitoi sot edhe Muzeun e Vikingëve në Roskilde dhe Katedralen e kësaj qyteze, dy qendra të rëndësishme historike dhe fetare të Mbretërisë së Danimarkës.
Kështu, Presidenti Topi përmbylli sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, gjatë së cilës u shoqërua nga një delegacion i gjerë i përbërë nga deputetë të Parlamentit shqiptar, drejtues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të shoqatës mbarëkombëtare të ish-të përndjekurve dhe të burgosurve nga regjimi komunist, përfaqësues të biznesit shqiptar, anëtarë të kabinetit, etj.