E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Shkodër, uron besimtarët për ditën e Krishtlindjeve.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha bëri sot një vizitë urimi në Katedralen e Shkodrës dhe në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Duke uruar të gjithë shqiptarët, për këtë ditë të shpresës dhe optimizmit, Kryetarja e Kuvendit tha se:

 Krishtlindjet, ashtu si festat e tjera fetare të kombit tonë, janë një festë shumë e bukur, festa në të cilën princi i paqes lindi për të sjellë më shumë lumturi e paqe në botë ndaj dhe unë uroj të gjithë besimtarët, jo vetëm ata katolikë, por të gjithë shqiptarët, në këtë ditë kur secili prej nesh duhet tu japë shenjën e paqes të njohurve, të afërmve. Unë uroj të gjithëve gëzuar këtë festë, paqe, lumturi, mbarësi e shëndet në familjet e tyre.

Kryetarja e Kuvendit bëri urimet e saj për këtë festë edhe gjatë vizitës në Kishën ortodokse të qytetit të Shkodrës.

Ajo uroi që pas këtij vitit kaq të mbarë për shqiptarët edhe viti që vjen të sjellë të tjera ngjarje të bukura, dhe sa më shumë ditë të lumtura për çdo familje shqiptare.
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›