Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli feston me fëmijët, festat e fundvitit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ambjentet e Kuvendit sot ishin të mbushur me fëmijë, të ftuar nga Kryetarja e Kuvendit.
Mes muzikës dhe dhuratave të shpërndara , fëmijët recituan dhe gëzuan këtë moment të veçantë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi fëmijët që të rriten të gëzuar.
Ajo falënderoi prindërit e tyre për punën që bëjnë çdo ditë.
Ne mbyllëm tha Kryetarja e Kuvendit - një vit të suksesshëm.
Sfida dhe mundësi të reja kemi përpara.Vitin e ardhshëm ju fëmijë bashkë me mamanë e babanë tuaj do të lëvizni të lirë, pa pengesa. Viti i Ri është si ditëlindje për çdo njeri.
Por, ju jeni gëzimi jonë, ju jeni gjëja më e ëmbël e më e bukur në botë, që Zoti ka falur.