E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumentet e Kultures vizitoret forme te re informacioni

Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Zyrën e Promovimit të Turizmit pranë Bashkisë së Tiranës janë duke aplikuar një metodë mjaft interesante për të rritur vizitueshmërinë e Monumenteve të Kulturës në Tiranë si dhe t’ia thjeshtoj marrjen e informacionit pranë site-ve arkeologjike përmes një metode inovative. Këtë na e bën me dije drejtori i i Drejtorisë Rajonale të Kulturës, Arbër Kadia.
Të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj për të marrë informacionin përmes kësaj teknologjie të avancuar duhetë kenë një aparat celular “smart fon” dhe ku përmes barekodit që do jetë i afishuar në monumente ato mund të marrin të dhënat e duhura për objektet arkeologjike që janë të interesuar.
Kjo metodëështë aplikuar në vendet më të zhvilluara europiane dhe ka si qëllim bërjen sa më atraktive të këtyre ambienteve turistëve. Fillimisht kjo formë promovimi do të aplikohet në Tiranë pasiedhe përdoruesit e “smart fone-ve” janë më të shumtë në numër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›