E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Fushë-Arrëz, në familjet e viktimave të aksidentit tragjik. Jozefina Topalli: Kjo është tragjedi e madhe për ju dhe dhimbje për të gjithë shqiptarët. Shteti do kujdeset për fëmijët që mbetën pa prindër.

Për shkak të aksidentit tragjik, ku humbën jetën 14 persona e u plagosën 12 të tjerë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërpreu aktivitetin zyrtar në Zvicër dhe menjeherë pas mbërritjes u nis për në Fushë-Arrëz.

Zonja Jozefina Topalli u ndal për të ndarë dhimbjen me familjen Mustafa, ku nga tragjdia e rëndë humbën jetën bashkëshortët Adem dhe Lavdie Mustafa dhe vajza e tyre e vogël, Edona 12 vjeçe.

Bashkë me shumë deputetë të Kuvendit, si Ndue Paluca, Arenca Troshani, Astrit Bushati, Gëzim Dibra Gjokë Uldedaj e të tjerë, Kryetarja e Kuvendit ngushëlloi familjarët që humbën të dashurit e tyre dhe garantoi se shteti do të kujdeset për katër fëmijët që mbetën pa prindërit dhe motrën e tyre.

Jemi të gjithë shumë të shokuar e të tronditur nga kjo tragjedi tha zonja Topalli. Kjo është një tragjedi e dhimbshme dhe ditë zie, jo vetëm për familjen Mustafa por për t ë gjithë ne, për të gjithë shqiptarët.

Lusim Zotin që katër fëmijët e tjerë që ndodhen në spital, të kenë jetën e gjatë. Shteti do të bëjë kujdesin më të madh për shëndetin e tyre dhe do jetë gjithmonë pranë këtyre fëmijëve që humbën nënën, babain dhe motrën e vogë Edona nga ky aksident i tmerrshëm.

Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët bënë një vizitë ngushëllimi edhe në familjen Marku, familje që ka humbur nusen e shtëpisë dhe fëmijën e vogël të saj 6 vjeç.

Humbja e fëmijës 6 vjeçar është një dhimbje shumë e madhe tha zonja Jozefina Topalli. E po ashtu edhe ndarja nga jeta e nënës së re është një fatkeqësi jashtëzakonisht e rëndë si për ju dhe për të gjithë.

Familjarët e familjes Marku thanë se ndërhyrja e menjërshme e Kryeministrit Berisha ishte shpëtimitare për vajzën e tyre të vogël si dhe për të afërm të tjerë.
Ata falenderuan për ndërhyrjen e menjëhershme dhe thane se falën ndërhyrjes së Kryeministrit që na u gjend pranë dhe masave të mejëershme që u morën u shpëtuan shumë jetë të tjera.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›