E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Spitalin Ushtarak viziton deputeten greviste Klodiana Spahiu

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi dje një vizitë në spitalin ushtarak ku është e shtruar deputetja Klodiana Spahiu. Topalli bisedoi me mjekët dhe u interesua për shëndetin e koleges Spahiu. Kryeparlamentarja, edhe si grua e nënë, shprehu kujdesin e saj për shëndetin e deputetes Klodiana Spahiu.
Duke biseduar me Klodianën, kryetarja e Kuvendit tha se, “jam e gatshme në çdo moment, për çdo nevojë shëndetësore që do të keni”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›