E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës, tjetër apel PS-së: Të gjendet ambjent tjetër për grevistët, po kryeni vepër penale me bllokimin e trafikut

Për të tretën herë radhazi, Drejtoria e Policisë së Tiranës, i kërkon drejtuesve të protestës së Partisë Socialiste, lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pasi kanë bllokuar trafikun


Policia e Tiranës i ka kërkuar sot për herë të tretë Partisë Socialiste të lirojë bulevardin kryesor të Tiranës, pasi çadrat e ngritura para kryeministrisë, kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pas dy letrave zyrtare të dërguara ditët e fundit nga Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, i cili u ka bërë me dije drejtuesve të protestës se po kryejnë vepër penale me bllokimin e trafikut, policia e Tiranës i ka sugjeruar sot Partisë Socialiste të zhvendosë grevistët në një ambient tjetër për të liruar rrugën e kalimit të automjeteve në bulevard. Policia e Tiranës i ka kërkuar sot për herë të tretë Partisë Socialiste të lirojë bulevardin kryesor të Tiranës, pasi çadrat e ngritura para kryeministrisë, kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pas dy letrave zyrtare të dërguara ditët e fundit nga Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, i cili u ka bërë me dije drejtuesve të protestës se po kryejnë vepër penale me bllokimin e trafikut, policia e Tiranës i ka kërkuar sot kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama të zhvendosë grevistët në një ambient tjetër për të liruar rrugën e kalimit të automjeteve në bulevard. “Vazhdojmë të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me situatën e krijuar dhe rikërkojmë edhe një herë ndërhyrjen tuaj, me autoritetin e Kryetarit të Bashkisë, për zhbllokimin e bulevardit dhe krijimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve”, është shprehur policia në shkresën drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës dhe shtabit të Protestës së partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›