E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Qëndrimi i PS-së me greva dhe protesta, atentate ndaj sistemit demokratik të Shqipërisë

Partia Socialiste po sulmon sistemin qeverisës të Shqipërisë. Kështu është shprehur kreu i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, gjatë një prononcimi televiziv, duke iu referuar situatës politike në vend dhe protestës disa ditore të opozitës.
“Greva e deputetëve socialistë, është një atentat i mirëfilltë që i bëhet sistemit, pra sistemit demokratik të Shqipërisë. Edi Rama, me anë të kësaj greve po përpiqet që të radikalizojë protestën dhe prej aty të bëjë të mundur që politika të rrëzojë sistemin gjyqësor. Ky është një precedent i rrezikshëm që Rama po mundohet të arrijë me këto mjete ato që nuk arrin dot t’i bëjë me mjete demokratike”, u shpreh Patozi.
Sipas tij, Rama me mendjen e tij të çoroditur kërkon të krijojë një spirale të rrezikshme duke. Patozi vuri në dukje se qëllimi i Ramës është të vetë personalizojë grupin e tij parlamentar.
“Rama nuk arriti të arrijë atë që dëshironte që të bëhej Kryeministër ka tendencë për ta vetëpersonalizuar grupin e tij parlamentar dhe po e përdor grupin socialist për ta defaktorizuar”, deklaroi më tej, Astrit Patozi duke e akuzuar Ramën se ai nuk e do zgjidhjen, por se po kërkon pushtetin me dhunë dhe jo transparencën.
Porsa i takon dialogut, deputeti demokrat shtoi se edhe në momentet që po zhvillohet greva është refuzuar, çdo ofertë e Partisë Demokratike dhe e ndërkombëtarëve, për një diskutim të mundshëm me palën opozitare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›