E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në festat e fundvitit me fëmijët jetimë në Kamëz. Jozefina Topalli: Gëzimi i një fëmije nuk ka çmim. Të gjithë duhet të lexojmë sytë e fëmijëve.

 Fëmijët janë qendra e vemendjes e Kryetares së Kuvendit edhe gjatë gjithë këtyre ditëve të festave të fundvitit.
 
E ftuar në festimet e tyre, ajo sot u prit në një atmosferë të mrekullueshme nga fëmijët jetimë  të Bashkisë Kamëz.
 

E rrethuar nga fëmijët, Kryetarja e Kuvendit tha se asnjëherë  nuk ndihet më e gëzuar e më e lumtur se sa në të tilla momente feste e hareje e kur sheh fëmijë që i gëzohen festave.
 
Gëzimi i një fëmije nuk ka çmim, tha ajo. Fëmijët nuk pushojnë kurrë së qenuri fëmijë. Nuk ka gëzim më të madh sesa buzëqeshja e fëmijës tënd.

Unë ndjej gëzim e kënaqësi kur flas me fëmijët. Ata nuk më gjykojnë, nuk kanë nevojë, ata duan vetëm të gëzojnë. Të gjithë duhet të lexojmë sytë e fëmijëve.
 
Duke i ftuar të gjithë fëmijët të vijnë në parlament ajo tha se  dera e parlamentit është e hapur për të gjithë fëmijët, sepse është shtëpia e gjithë shqiptarëve.
 

Ajo i uroi fëmijët ti kalojnë këto festa gëzueshëm, të rriten fëmijë te mirë, të shëndetshëm, të gëzueshëm gjithmonë, të lumtur e në paqe.
 
Një falenderim të veçantë Kryetarja e Kuvendit u përcolli gjithë stafit të mësuesve të fëmijëve si edhe stafit të Bashkisë, për përkushtimin dhe punën e tyre, duke i uruar  ata për një vit të ri plot shëndet e mbarësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›