Kryetarja e Kuvendit pret në takim ambasadorin e Indisë, Debashish Chakravarti.
Shqipëria dhe India shprehin interesin e përbashkët për një bashkëpunim më të
fortë e të ngushtë dypalësh.
Ky fakt u konfirua edhe në takimin mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Ambasadorit të Indisë, Debashish Chakravarti.
Ambasadori i Indisë tha se vitet e fundit kanë qenë për Shqipërinë vite të rëndësishme dhe se vendi i tij ka interes të veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë.
Për Kryetaren e Kuvendit forcimi i bashkëpunimit me vende të mëdha e faktor në politikën globale si India është tashmë ndër prioritet e saj por edhe të politikës sonë të jashtme.
Ajo tha se pret me kënaqësi një vizitë të afërt të Kryetares së parlamentit të Indisë Meira Kumar, ftesë që kryeparlamentarja e Indisë e ka pritur me kënaqësi gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit në New York.
Duke rikujtuar këtë takim, Kryetarja e Kuvendit tha se zonja Kumar ishte e interesuar të vinte në vendin e Nënë Terezës e po ashtu edhe ne jemi të interesuar të njohim e të forcojmë marrëdhëniet me vendin ku Nënë Tereza punoi prej vitesh të tëra në misionet e saj të bamirësisë.
Nënë Tereza është një pasuri e përbashkët e jona për të cilën jemi shumë krenarë.
Ambasadori i Indisë tha se përfaqësuesit diplomatikë të shtetit dhe parlamentit të Indisë po punojnë që vizita e Kryetares së Parlamenttit të realizohet sa më shpejt. Kjo vizitë do të përbëjë edhe vizitën e parë të këtij niveli nga India në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.