E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret përfaqësues i Ministrisë së jashtme të Norvegjisë. Diskutohet partneriteti në NATO dhe bashkëpunimi ekonomike.

  Shqipëria ka ndryshuar pozitivisht dhe sot është një vend që hyn me dinjitet në NATO, u shpreh zoti Tobias Frambe Svenningsen, përfaqësues i Ministrisë së jashtme të Norvegjisë, duke i përcjellë edhe  urimin e tij Kryetares së Kuvendit për anëtarësimin e Shqipërisë  në Alenacën e Atlantikut dhe për hyrjen në fuqi të MSA-së me BE-në.   Biseda u fokusua në marrëdhent dy palëshe por më së shumti në marrëdhëniet shumë palëshe në kuadër edhe të bashkëpunimit si vende partnere në NATO.   Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen  e Norvegjisë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO.   Zoti  Svenningsen shprehu mbështetjen e Norvegjisë, edhe pse një vend jo anëtar i BE-së, edhe në përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europain duke influencuar në vendet anëtare me të cilat ka marrëdhënie të ngushta diplomatike e politike.   Duke u ndalur në zhvillimet në rajon zoti Svenningsen e njohu Kryetaren e Kuvendit me investimet e shumta që Norvegjia ka në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.   Investimet Norvegjeze në Kosovë dhe rajon janë të një rëndësie të veçantë tha Kryetarja e Kuvendit. Rajoni është sot në një situatë të qetë e të stabilizuar dhe zhvillimi ekonomik është thelbësor.   Në takim u diskutua gjerësisht edhe për investimet norvegjeze në Shqipëri kryesisht në sektorin e energjisë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›