E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, takim me gratë e Sarandës

    Turi Gratë për gratë, i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u ndal të premten pasdite në qytetin e Sarandës.
Nga Kalaja e Lëkursit, Kryetarja e Kuvendit ftoi gratë e gjithë Shqipërisë të angazhohen për të qenë më të shumta në Parlament, që ky insitucion të jetë realisht më përfaqësues.   Po të ishim më shumë, do ta kishim bërë edhe më fort betejën tonë, luftën ndaj dhunës në familje tha Kryetarja  e Kuvendit, e cila në takimin e Sarandës u fokusua pikërisht në domosdoshmërinë e të luftuarit të dhunës ndaj grave, të cilën ajo e konsideroi manifestim i pushtetit   historikisht të pabarabartë mes burrave dhe grave.   Dhuna ndaj grave e vajzave, tha Kryetarja e Kuvendit,  është një epidemi që vret, torturon e dëmton fizikisht, psikologjikisht, seksualisht dhe ekonomikisht. Ajo është dhunim i të drejtave, mohim i barazisë, i sigurisë, i dinjitetit, i shëndetit. Ne duhet të jemi më shumë në Parlament për të hequr maskat e burrave të dhunshëm. Për të shpjeguar se një burrë që ushtron dhunë me familjarët e tij, që vë regjim terrori në shtëpinë e tij është i papranueshëm, është i dënueshëm, është i përçmueshëm, e  aq më pak të jetë në politikë.

Ne, theksoi Kryetarja e Kuvendit, duhet të jemi më shumë në Parlament për ti dalë zot çdo fëmije, çdo gruaje që bëhet viktimë e dhunës.
Jo më larg se dy ditë më parë, dëgjova kryetarin e PS-së të fliste për dhunën në familje. Me hipokrizi recitonte për raportet gjinore. Ky shok kishte ngulur fort mbi hundë maskën. Ishte maska që politikanë,  burra si puna e tij, i mbajnë fort. Kjo është e keqja e grave më politikë, se u duhet të përballen me maskat. Do përballesh me burra që nuk janë burra, u shpreh Kryetarja e Kuvendit. (për më shumë lexoni në fund të faqes fjalën e plotë të Kryetares së Kuvendit)

Në takimin e organizuar me gratë e Sarandës folën gra përfaqësuese të këtij qyteti.

Suela Isai, maturantja e shkëlqyer sarandiote, e renditur  e para në Shqipëri, falënderoi të gjitha mësueset e Sarandës për përkushtimin, dashurinë dhe përkujdesjen që ato tregojnë ndaj nxënësve.


Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Sarandës, Kristina Muho vlerësoi se aktivitetet e Kryetares së Kuvendit për fëmijët pa prindër janë:  Një ndër misionet më njerëzore që ju ndërmerrni. Fëmijët  e të gjithë botës kanë nevojë për dashuri. Këta fëmijë kanë shumë më tepër nevojë, pasi fati është treguar i keq me ta, ndërsa i ka privuar nga dashuria prindërore.

Mjekja Adriana Mara theksoi se, problemet në fushën e edukimit shëndetësor të gruas mbeten të shumta dhe të dhembshura, sepse kur fiken jetë grash është prerë shiriti i jetës. Që këto të mos ndodhin për mosvëmendje të gruas ndaj shëndetit të saj,  në mbështetje të zërit tuaj duhet të jenë stafet mjekësore në të gjithë Shqipërinë, duhet të jetë media.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, në përgjigje të apelit të Kryetares së Kuvendit për përfshirje të grave në vendimmarrje, tha se pushteti lokal në Sarandë mirëpret dhe inkurajon çdo grua që sfidon me dinjitetin, profesionalizmin dhe integritetin e saj.

Të nderuara zonja, motra

Të dashura nëna


Takime të tilla për mua janë gjithnjë shumë të veçanta. E mësuar me salla ku mbizotërojnë burrat, ky takim ka një domethënie krejt tjetër.

Së pari, se gratë nuk janë e nuk kanë qenë kurrë indiferente ndaj çfarë ndodh në vendin e tyre. Së dyti, se ato, perkundrazi, dëshmojnë se duan të vendosin mbi të ardhmen e vendit të tyre.

Dhe kjo sepse është e drejtë, sepse është demokratike, kjo është natyrale.
Amësia na ka bërë të dimë të duam si askush tjetër në botë.
Amësia na ka bërë të sakrifikojmë, të përpiqemi e të rrisim fëmijë të mirë, me ndershmëri, sinqeritet e dinjitet.

Përgjegjësia për fëmijët, për familjen, na ka bërë të zonjat të përballemi me sfida, vështirësi, na ka bërë të forta për të këmbëngulur që ëndrrat tona ti realizojmë te fëmijët tanë, na ka bërë të ëndërrojmë e të kërkojmë të arrijmë atë që çdo nënë e çdo grua synon për fëmijët e saj.

Dhe duke menduar se si fëmijët tanë të jenë të lumtur në jetë, të rriten të shëndetshëm e me dashurinë e prindërve, gratë janë zonjat e shtëpisë, janë të zonjat për të menaxhuar familjen. Por edhe  Parlamenti duhet të ketë më shumë gra, salla e Parlamentit nuk mundet më të dominohet në 90% të saj vetëm nga burrat.


Unë ftoj gratë, edhe këtu në Sarandë, që të angazhohen në politikë, të përfshihen në strukturat partiake, të garojnë për këshillat e Komunave dhe Bashkive, të konkurojnë në politikë, të përfaqësohen ne Parlament. Ky vend ka ecur shumë. Reformat tona kanë transformuar Shqipërinë. Ekonomia jonë po rritet me vlera dyshifrore. Rrugët tona po bëhen si Europa. Procesi i integrimit po ecen me sukses.


Por kjo nuk do të thotë se Shqipëria është një vend pa halle. Ne po ulemi në të njëjtat tryeza me aleatët tanë në Aleancën e NATO-s, por paralelisht ne duhet të ndryshojmë perfaqësimin në Parlament.

Ne duhet të ndryshojmë raportet gjinore në sallën plenare.

Dhe kjo, jo vetëm se është e drejtë, jo vetëm se shtëpia e përfaqësimit duhet të jetë realisht përfaqësuese, jo vetëm se zonjat e meritojnë, por: së pari sepse ne kur të jemi më shumë, kur të jemi bashkë, do kemi më shumë zë për të folur për gjëra të thjeshta, por jetësore.

Natyrisht do kishim bërë edhe më fort betejën tonë, luftën ndaj dhunës në familje.
Fëmija, vajza, djali kanë nevojë për kohën dhe energjinë tonë.  Nipi, mbesa, vëllai e motra më e vogël, të gjithë kanë nevojë të ndihmohen, të rriten të shëndetshëm.

Fëmija ka nevojë të këshillohet, të kuptojë, të mos gabojë. Ata duan të dëgjohen se çfarë kanë për të thënë. Ne i mësojmë ata si të shprehin mërzitë e tyre, pa përdorur dhunë.
Nuk është kurrë herët për ti folur fëmijës kundër dhunës.

Fëmijët që janë dëshmitarë të abuzimit  vuajnë në heshtje, ndihen të pafuqishëm.

Ata duhet të shohin pa shpresë kur nënat e tyre rrihen, goditen, e smund të bëjnë asgjë për t'i shpëtuar ato. Ka shumë për të bërë për këta fëmijë.Vullneti për të dëgjuar të qarat e familjeve të goditura është gjëja e parë që duhet të bëjmë.

Për sa kohë ne do refuzojmë të pyesim gratë e dhunuara e fëmijët e tyre, ato nuk do tregojnë kurrë çfarë ndodh në shtëpitë e tyre.

Gratë dhe fëmijët shpesh janë në rrezik të madh në vendin ku  duhej të ishin më të sigurtë, në familjen e tyre.

Por, jo rrallë  Shtëpia është vendi ku ato përballen me një rregjim terrori dhe dhune, në duart e atij që kanë afër, duar  që ato duhej ti besonin.

Të drejtat e tyre i mohohen dhe jeta e tyre vidhet.

Dhuna ndaj grave është manifestim i pushtetit   historikisht të pabarabartë mes burrave dhe grave.Dhuna ndaj grave e vajzave është një epidemi që vret, torturon e dëmton fizikisht, psikologjikisht, seksualisht dhe ekonomikisht.

Ajo është dhunim i të drejtave, mohim i barazisë, i sigurisë, mohim i dinjitetit, i shëndetit. Jo më larg se dy ditë më parë, dëgjova shokun  kryetar të  PS të fliste për dhunën në familje. Me hipokrizi recitonte për raportet gjinore. Ky shok kishte ngulur fort mbi hundë maskën. Ishte maska, që politikanë,  burra si puna e tij,  e mbajnë fort. Kjo është e keqja e grave më politikë, se u duhet të përballen me maskat.

Do përballesh me burra që nuk janë burra. Thonë se janë burra vetëm se fyejnë, shajnë e truajnë.
Janë burra që skanë familje, që nuk duan familje.
Janë burra që kanë rrahur gratë më të afërta të tyre, dhe jo vetëm për vetëm, por edhe në publik.

Ai që çon në spital të çarë e të gjakosur familjarët e tij, çdo grua që ka pasur afër përfshirë edhe nënën.

Ai që qëllon dhe godet në praninë e të tjerëve, akte që si bën kush, veç ato që nga sëmundja kanë humbur vetëkontrollin e përgjegjësinë, janë një arsye më shumë që të mos tërhiqemi, pikërisht për këtë.
Ai që drejton keq djemtë

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›